Alexander The Great 4*- Kriopigi Halkidiki

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Në një vendosje te mrekullueshme dhe të qetë në një mjedis rural 2,5 km në jug të Kalitheas dhe 1,5 km para fshatin tradicional të Kryopigit, shtrihet hoteli me katër yje Alexander The Great në Kassandra, gadishullin më legjendar në Halkidiki.

Vetëm mbi një liman të bukur, në kodrën me pisha 80 metra mbi bregun, me një plazh me rërë të artë hoteli zbret butësisht në buzë të bregdetit. Plazhi është i vlerësuar me Flamur Blu për pastertinë e tij dhe i përket njërës prej organizatave miqësore ekologjike.

Dhomat e hotelit, të rinovuara plotësisht në dimrin e vitit 2003, janë dekoruar me një stil modern për një komfort maksimal.

Çdo dhomë është e pajisur me banjo, tharëse flokësh, ballkon ose verandë, dritare anti-akustike, ngrohje dhe ajër të kondicionuar, telefon direkt, muzikë, mini-bar dhe TV me satelit.

Dhomat me pamje nga deti janë të disponueshme. Dhomat bungalow janë në nivelin e terrenit dhe kanë të njëjtat pajisje si dhomat e tjera duke shtuar tarracat e tyre individuale.

Të gjitha vaktet në restorant janë të përgatitura me receta mesdhetare nga Tassos Ferekidis Shefi Ekzekutiv i vlerësuar me çmime të ndryshme në arenën ndërkombëtare . Hoteli ka një kapacitet prej 216 dhomash dhe vizitohet nga një klientelë e qëndrueshme greke dhe ndërkombëtare.

Hoteli gjithashtu ofron:

– Restorant “Roxani”, Tavernë “Antonis”

– «Kassandra’s Deck» Bar, «Panorama» Pool Bar, «Oasis» Beach Bar

– «Ploutarhos» Mini Market & Souvenir Shop

– Natën greke çdo javë që paraqet vallëzime tradicionale popullore

– Fushë tenisi, basketbolli, beach volley

– Pishinë për të rritur dhe fëmijë

– Kënd lojrash për fëmijë

– Lojra uji

Koncepti – Fjetje dhe Mëngjes

Më Shume Detaje: Distancat:- 80 m nga plazhi
– 3 km nga Kalithea
– 1.5 km nga Kriopigi
– 1 orë e 1/2 me makinë nga Aeroporti

Cmimet me poshte jane me perafersi. Kontaktoni me agjentet tane per ofertat e momentit:

– Qershor, duke filluar nga 279 Euro/Person

– Korrik, duke filluar nga 279 Euro/Person

– Gusht, duke filluar nga 399 Euro/Person

– Shtator, duke filluar nga 279 Euro/Person

Cmimet perfshijne transferten per hotel, akomodimin per 7 nete dhe mengjesin dhe darken. Transporti kushton 55 euro/person.

 

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: