Alexandros 4* – Perama, Korfuz

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Korfuz

Alexandros Palace ndodhet afër Hotelit të famshëm Achilion Palace. Është hotel me 4 yje. Largësia e hotelit nga qendra e qytetit të Korfuzit dhe nga Aeroporti është rreth 10 minuta me makinë. Hoteli Aleksandros ofon dhoma tepër elegante të pajisura me ajër të kondicionuar. Hoteli ka një tavernë pranë pishinës dhe ofron Wi-Fi akses në zonat e përbashkëta ose publike. Dhomat e Hotelit Aleksandros janë të mobiluara me tepër shije, me mobilje me dru te errët dhe me dysheme të veshur me tapeta. Dhomat janë të pajisura me dritare të izoluara ndaj zhurmave, me televizor dhe mini-frogorifer. Pishina është e rrethuar nga pemë të gjata dhe ka vende ku mund të qëndroni në diell dhe të merrni reze. Gjithashtu ka edhe pishinë për femijët. Nga tarraca e hotelit ku është pishina, pushuesit do mund të sodisin pamjet e mrekullueshme të ishullit. Restoranti i hotelit ofron specialitete të kuzhinës Greke dhe Ndërkombëtare. Specialitetet vendase serviren në tavernën e hotelit. Hoteli gjithashtu përfshin një holl dhe një Pool Bar, në të cilin serviren koktejle. Hoteli ka një parking privat pranë tij.
Më Shume Detaje: Koncepti “Bed and Breakfast” përfshin:

Akomodimin dhe mëngjesin.

Hoteli gjithashtu përfshin:
– Shërbime zyre (fotokopje, fax);
– Billrdo;
– Menu speciale për personat që mbajnë diet;

Cmimet me poshte jane me perafersi. Kontaktoni me agjentet tane per ofertat e momentit:

– Qershor, duke filluar nga 159 Euro/Person

– Korrik, duke filluar nga 219 Euro/Person

– Gusht, duke filluar nga 309 Euro/Person

– Shtator, duke filluar nga 219 Euro/Person

Cmimet perfshijne transferten per hotel, akomodimin per 7 nete dhe mengjesin. Transporti kushton 55 euro/person.

Mundesohet cdo te premte, 55 euro/person vajtje ardhje Tirane-Hotel-Tirane.

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: