Cfare te vizitosh në Amsterdam?

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Tirana Amsterdam Oferta

Franko, nje prej konsulenteve te Kalemi Travel, tregon eksperiencen e tij ne Amsterdam duke e shoqeruar dhe me foto te bukura:

Unë jam Franko, konsulenti juaj i udhëtimeve, dhe sot do ju tregoj për udhëtimin tim në Amsterdam (pa ekperiencat “e çmendura” që të ofron ky qytet😜. Ato jua tregoj në zyrë 😏)

Ditën e pare, pas akomodimit dhe sistemimit në hotel, nuk mund të rezistoja pa shkuar ne zonën më të frekuentuar, në shëtitoren dhe lokalet buzë kanaleve të Amsterdamit, dhe normal që u ula te Bull Dog Coffe Shop, lokali më i famshem në qytet – normal që keni dëgjuar për këtë linjë lokalesh 😜
Arkitektura e vjetër e ndërtesave kombinuar me gjallërine, muzikën dhe dritat e qytetit ofronin një pamje përrallore.

Ditën e dytë e nisa me një vizitë në Dam Square. Nuk quhet vizita në Amsterdam nëse nuk ke një foto ne ikonën e qytetit “I❤️Amsterdam”. Një sugjerim këtu: pjesa përballë është gjithmonë shumë e populluar dhe nuk mund të bësh foto i qetë. Bëjeni nga mbrapa foton, dhe me pas bëjini flip. Fotoja do të duket sikur është bërë përballë 😁.
Ditën e vazhdova me një vizitë në shtëpinë muze te Anna Frank. Nuk jam një adhurues i muzeumeve apo historive, por kjo ia vlente vërtet për t’u vizituar. Shumë interesante. Ju sugjeroj që biletat t’i rezervoni në agjensi për të shmangur rradhët e gjata. Ata që janë të apasionuar pas muzeumeve, i sugjeroj edhe Van Gogh Museum. Unë per vete vizitova Madame Tussauds, muzeun e dyllit … same same🤣
Por ajo që më impresionoi më shumë ishte muzeu “Believe it or not”. Ishte një muze që ka gjërat më të vecanta të gjetura nëpër botë. Thjesht WOOOW Çfarë nuk ka globi ynë, mind-blowing 🤯
Vizitat i mbylla me Heineken Experience në fabrikën e Heineken. Po që shijon më e mirë birra kur e pi direkt nga burimi 😁🍺
Pasditja nuk mund të shijohet më mirë se sa një xhiro me anije në kanalet e qytetit. Në mbrëmje, ju sugjeroj Ice Bar në Amsterdam, një lokal i bërë vetem me akull.
(biletat e këtyre eksperiencave i mbylla paraprakisht në Tirane).

Ditën e tretë vendosa të vizitoj Mullinjtë me Erë, këtë udhëtim 1 ditor e rezervova paraprakisht në agjensi sepse është shumë e kërkuar dhe zor se gjen vende të lira. Rreth 1 orë larg qytetit gjenden Mullinjtë e Erës në Zaanse Schans dhe fshati karakteristik i peshkimit ne Volendam. Ishin fantastike!

E vecanta e Amsterdamit ishte ndërthurrja e eksperiencave, vizitave, toureve, arkitekturës fantastike dhe jetës së shfrenuar të natës🤩 Si një i apasionuar pas jetës së natës, mund të them që Amsterdami ishte on top. Për më shumë detaje mbi Amsterdamin, ju pres në zyre!

… aaa, dhe dicka: mos harroni të provoni patatet e skuqura që shiten në kaush. Ça të hash 😋

Kontaktoni me konsuletet e turizmit prane Kalemi Travel per te marre paketen tuaj te personalizuar per Amsterdam. Te gjitha hotelet mund t’i rezervoni edhe online ne www.hobi.al

Tirana Amsterdam Oferta

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: