Atrium 4*- Pefkohori Halkidiki

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Halkidiki

 

Nën diellin e artë, midis ullishteve shekullore dhe pishave impresionuese në Halkidiki, mbi ujërat smerald të gjirit Kasandra, këtu në Pefkohori, Atrium Hotel hap krahët e tij për të mirëpritur vizitorët. Hotel Atrium është zgjedhja e duhur për çifte, familje dhe grupe në kërkim për një qëndrim relaksues dhe të këndshëm në Halkidiki.

Shërbimi dhe mikpritja e veçantë e stafit të përgatitur dhe miqësor do të bëjë klientët që të ndihen si miq.

Pishina e madhe dhe pishina e fëmijëve ofrojnë relaks për ata që duan të shijojnë freskinë dhe njëkohësisht të marrin rrezet e diellit.

Hoteli me 4 yje ndodhet në Pefkohori pranë gjirit të Kassandrës ne Halkidiki. Hoteli ka një kapacitet prej 110 dhomash të dekoruara me shije të hollë dhe të pajisura më së miri.

Restoranti i hotelit shërben bufe Amerikane ne mëngjes ndërsa darka ofrohet në një larmi të pasur përzgjedhjesh midis kushinës mesdhetare dhe asaj ndërkombëtare.

Bar AVRA qe ndodhet pranë pishinës është i hapur që në mëngjes deri në mbrëmje vonë dhe shërben pije, kokteje dhe ushqime të lehta.

Aktivitetet që mund të kryhen në hotel janë: – Basketboll; – Shah; – Tenis; – Pishinë; – Beach Volley; – Billardo;

Koncepti “Half Board” – Gjysëm Pensioni – Mëngjesi dhe darka të përfshira.

Gjithashtu Hoteli ofron:

– Kënd Interneti; – Shërbime zyre (fotokopje, fax); – Staf që komunikon në disa gjuhë të huaja; – System zgjimi; – Frigorifer;

Më Shume Detaje:Distancat:

Selanik – 105 km
Aeroporti: – 95 km
Port: – 105 km
Supermarket: – 500 m
Fshati Qendra: – 500 m
Plazh: – 800 m

Cmimet me poshte jane me perafersi. Kontaktoni me agjentet tane per ofertat e momentit:

– Qershor, duke filluar nga 259 Euro/Person

– Korrik, duke filluar nga 379 Euro/Person

– Gusht, duke filluar nga 379 Euro/Person

– Shtator, duke filluar nga 259 Euro/Person

Cmimet perfshijne transferten per hotel, akomodimin per 7 nete, mengjesin dhe darken. Transporti kushton 55 euro/person.

Mundesohet cdo te premte, 55 euro/person vajtje ardhje Tirane-Hotel-Tirane.

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: