Bellagio 3* Halkidiki, Greqi

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Halkidiki

Bellagio Hotel është i vendosur në fshatin turistik Fourka, 115 km nga aeroporti i Selanikut. Ndërtuar në stilin tradicional Maqedonas në mes të një kopshti të bukur 10 hektarësh zhytur në lule shumëngjyrëshe, hoteli ka një kapacitet maksimal prej 160 shtretërve.

Bellagio është i vendosur në mënyrë ideale dhe u ofron vizitorëve akses të lehtë për rrënojat e lashta, vendet historike, Manastireve dhe Selanikut, qytetin e dytë më të madh në Greqi. Hoteli është gjithashtu afër (600 m) me fshatin tradicional dhe piktoresk të Skala Fourkas, i cili përmban taverna të shumta peshku, bare, diskoteka dhe sporte uji.

Hoteli ka 80 dhoma bungalow që kanë banjo, telefon privat, radio, frigorifer, ajër të kondicionuar.

Hoteli ka edhe objekte të tjera në shërbim të pushuesve si fusha tenisi (5 euro/ ora), basketbolli, volejbolli, mini futbolli, ping pong, parking, këmbim valutor, pishinë, pishinë për fëmijë, sallon masazhi, kënd lojrash për fëmijë, restorant, tavernë, bar, çadrat në plazh (me pagesë).

Koncepti “All Inclusive “ përfshin: – Mëngjesin bufe, Drekën dhe Darkën. – Pijet e vendit alkoolike si Uzo, Raki, Birra vendi dhe pije jo alkoolike, pije freskuese dhe lëngje frutash vendi, kafe, caj.

Programi All Inclusive:

Mëngjesi – 08.00-10.00
Dreka – 13.00-15.00
Darka – 19.00-21.00
Pijet gjatë vakteve : pije jo alkoolike, birrë, verë vendase
Pishina : 10.00-24.00
11.00-13.00 akullore, verë vendase
10.00-21.00 birrë draft , pije joalkoolike, kafe dhe çaj

Më Shume Detaje: Hoteli ndodhet 300 m larg nga plazhi dhe 600 m larg nga qendra e Fourkas.

Cmimet me poshte jane me perafersi. Kontaktoni me agjentet tane per ofertat e momentit:

– Qershor, duke filluar nga 110 Euro/Person

– Korrik, duke filluar nga 250 Euro/Person

– Gusht, duke filluar nga 300 Euro/Person

– Shtator, duke filluar nga 225 Euro/Person

Cmimet perfshijne akomodimin per 7 nete, te treja vaktet dhe pijet pa limit All Inclusive. Transporti cdo te premte shtese 55 euro/person vajtje ardhje.

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: