Viti i Ri në Berlin, 5 Ditë, €499

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Viti i Ri në Berlin

Paketa turistike e fundvitit nga Kalemi Travel: Viti i Ri në Berlin i mbushur me vizita në vende të cilat i dhanë tonin një gjenerate të re. Këto vende përfshijnë Murin e Berlinit, Portën e Bradenburgut, Jewish Muzeum, etj.

Dita e Parë, 29 Dhjetor 2019: Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Podgoricës. Fluturimi direkt Podgoricë – Berlin. Nisja nga Podgorica në orën 10.00. Mbërritja në Berlin në orën 12:00. Udhëtimi me Autobus për në Dresden. Mbërritja në Dresden. Vizitë rreth 2 orë në Monumentet e Dresdenit. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë, 30 Dhjetor 2019: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Leipzig. Mbërritje në Leipzig. Pasdite, Vizitë rreth 2 orë e Monumenteve të Leipzigut. Nisje për në Potsdam, Mbërritje në Potsdam. Vizitë e Monumenteve të Potsdamit. Vazhdimi i udhëtimit për në Berlin. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë, 31 Dhjetor 2019: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet e Berlinit, si: Porta e Bradenburgut, Reichstag, Katedralja e Berlinit, Flea Market, Pallati Charlottenburg etj. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt, 1 Janar 2020: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në: Potsdamer Platz, Jewish Muzeum, Checkpoint Charlie, Alexander Platz, Muri i Shembur i Berlinit, Pasdite, Të lirë për shopping.

Dita e Pestë, 2 Janar 2020: Mëngjesi në Hotel. Transferimi me autobus për në Aeroportin e Berlinit. Flutuimi për në Podgoricë, Nisja në orën 16.15. Mbrritja në 18.45. Transferimi me autobus nga Podgorica në Tiranë.

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Podgoricë – Berlin – Podgoricë.
2. Transferta dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodimi në hotel për4 netë.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Transferimi me autobus për në Aeroportin e Podgoricës.
7. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Ju bëjmë me dije se:

  • Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës ne momentin e rezervimit, ndërsa pagesen e plotë deri në 2 jave para nisjes. Nese udhetimi eshte brenda dy javeve, pagesa duhet bere e plote.
  • Pagesa e bëre është e pakthyeshme.
  • Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
Dergojani miqve tuaj kete oferte me: