Tanzani

Udhëtim në Zanzibar
Udhëtim në Zanzibar
Udhëtim në Zanzibar
Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Zanzibar, Tanzani – Nuk është rastësi që njëra nga këngët tipike të Zanzibar mban titullin Hakuna Matata që domethënë “asnjë problem ose pa mendime”. Kështu që ishulli i këndshëm i Tanzanisë bën që të largohet çdo mendim, nën rrezet e diellit të cilat nga dhjetori deri në shkurt kapin një temperaturë prej 30 gradësh. Qyteti antik i Zanzibar është një ndër destinacionet kryesore në Afrikë dhe është i famshëm për plazhet me rërë të bardhë dhe për përzjerjen e kulturave afrikane, arabe dhe portugezë në lagjen historike të qytetit. Aty mund te takoheni me nje kulture krej tjeter nga ajo qe keni pare deri me sot.  Karakteristikat kryesore të këtij vendi janë: plazhe të arta, breza të mrekullueshëm koralorë, ujë në ngjyrë të bruztë dhe magjia e qytetit Stone, i vetmi qytet antik funksional në Afrikën Lindore. Zanzibar quhet ndryshe “Ishulli i Sensacioneve” dhe e meriton vërtet këtë emër.Vetëm 6 gradë në jug të Ekuatorit, Zanzibar është një qendër pushimesh gjatë gjithë vitit. Me klimë të ngrohtë, ishulli ndriçohet nga dielli për më shumë se 8 orë në ditë, me ndërprerje të disa shirave të shkurtër në nëntor dhe shirave të gjatë në prill dhe maj, muaj të cilëve i referohen si “Stina e Gjelbër”.

Ka më shumë se 25 plazhe në të gjithë ishullin, ku gjenden fshatra të qetë peshkatarësh, ku i vetmi tingull që thyen qetësinë është tingulli i vetë oqeanit. Plazhet më popullorë janë ato pranë fshatrave Matemwe dhe Nungwi, të famshëm për zhytje me periskop ose palombar. Nëse dëshironi diçka ndryshe nga dielli dhe plazhi, mund të bëni ekskursione në plantacionet e arrave të kokosit ose erëzave të ndryshme. Pranë Nungwi mund të shikoni banorët e ishullit që merren me punë dore artistike. Nëse jeni të interesuar për të kuptuar traditat vendase, bëni një vizitë të shkurtër në këtë plazh.Qendra kulturore e Zanzibar është qyteti Stone. UNESCO së fundmi e ka shpallur Vend të Trashëgimisë Botërore këtë qytet me rrugica gjarpërushe, pazare, xhami dhe shtëpi të mëdha arabe. Më shumë se 500 lloje punësh dore mund të shihen në portat e qytetit. Dikur, një nga qendrat më të rëndësishme tregtare të Oqeanit Indian, qyteti është një përzierje traditash dhe kulturash së Lindjes së Mesme, indiane dhe afrikane.

Palumbo Beach Resort 3* + (Paketa ne kete hotel kushton 1575 €/Person per 7 nete)
Me shume rreth hotelit: http://www.palumboreef.com/egallery.html

Sultan Sands Island Resort 5* (Paketa ne kete hotel kushton 1685 €/Person per 7 nete)
Me shume rreth hotelit: http://www.zanzibarisland.com/entries/sultan-sands-island-resort

Hideaway of Nungwi Resort & Spa 5* Lux (Paketa ne kete hotel kushton 2315 €/Person per 7 nete)
Me shume rreth hotelit: http://www.hideawaynungwi.com/en/

Ne cmim perfshihet:

– Fluturimi me avion vajtje ardhje

– Transfertat aeroport hotel dhe anasjelltas

– Akomodimi ne Hotel me sherbim all inclusive (Mengjes, dreke, darke+pije alkoolike dhe alkoolike pa limit)

– Asistence me perfaqesues nga agjensia

– Viza afrikane

Nuk perfshihet:
– Fluturimi me avioni Rinas – Itali- Rinas (Cmimi varet nga momenti i mbylljes se biletes dhe nga aeroporti qe do zgjidhet)

 

SHENIM: Per te perfituar nga kjo oferte, duhet te rezervoni te pakten 4-6 jave jave para nisjes, qe te kapni cmime te lira. Datat e nisjes mund t’i zgjidhni sipas deshires. Ne datat e festave kombetare dhe nderkombetare dhe festat e fundvitit biletat ne kete periudhe kane kosto me te larte. Kontaktoni me agjentet tane per te marre oferten per datat e deshiruara. Kalemi Travel bashkepunon me dhjetra hotele ne Zanzibar. Hotelet ne kete faqe jane vetem 3 prej tyre per t’ju orientuar rreth cmimeve te cilat nuk jane fikse pasi mund te levizin ne varesi te periudhes se kerkuar.

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: