Dubai dhe Abu Dhabi, 30 Dhjetor, 6 dite, 949€

 

Dita e Parë, 30 Dhjetor 2017: Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit. Fluturimi direkt Shkup – Dubai. Nisja nga Shkupi në orën 13.20. Mbrritja në Dubai në orën 21.20. Transferimi në Hotel në Dubai. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë, 31 Dhjetor 2017: Mëngjesi në Hotel. Një vizitë panoramike në Dubai ku vizitohen: Kalaja e Al Fahidi, Heritage Village, Pazari i Tekstileve, Pazari i Floririt, Pazari i Parfumeve dhe Erëzave, Shtylla e Famurit, Xhamia Jumeirah, Hoteli Burj Al Arab, Ishulli artificial “The Palm Jumeirah”, Hoteli Atlantis The Palm, Qendra Tregtare e Emirates Mall, ku ndodhet Qendra e Skive, Qendra Tregtare më e madhe në Botë Dubai Mall, dhe Kulla më e lartë në botë Burj Al Khalifa, etj.
(Opsionale), Darkë Speciale e Vitit të Ri, me disa Opsione, me Pije të përfshira, Muzikë dhe animacion.
Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë, 1 Janar 2018: Mëngjesi në Hotel. Paradite të lirë.
(Opsionale) Mbasdreke nisja në drejtim të Dunave ku shoferi i specializuar i shkretetirave do ju bëjë një tur në shkretëtirë me fuoristradë. Shëtitje me gamile, Darkë me Zgarë Barbeque në ambjentet karakteristike dhe tradicionale arabe në shoqërinë e kërcimtareve dhe tingujve të bukur të muzikës orientale.
Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt, 2 Janar 2018: Mëngjesi në Hotel. Shëtitje në Abu Dhabi. Abu Dhabi, Kryeqyteti i Emirateve të Bashkuara Arabe, Vizitë e xhamisë Sheikh Zayed, kryevepër e arkitekturës, Pallati i Emirateve, Heritage Village, Marina Mall, Ishulli Saadyat, Ishulli Yas ku ndodhet kompleksi Ferrari World dhe pista e garave Formula 1.

(Opsionale) Në darkë, shëtitje e organizuar me Anijen “Dhow” ku shijoni pamjet e mbrekullueshme të qytetit, shoqëruar kjo me një darkë bufe tradicionale në ambientet e anijes.
Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë, 3 Janar 2018: Mëngjesi në Hotel.
(Opsionale), Ngjitje në Ndërtesën më të lartë në botë – Burj Khalifa.
(Opsionale), Darkë Luksoze në Hotelin Burj Al Arab, Hoteli më luksoz në botë dhe i vetmi hotel me 7 yje.
Kthimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Gjashtë, 4 Janar 2018: Mëngjesi në Hotel. Transferta në Aeroportin e Dubait. Fluturimi direkt Dubai – Shkup. Nisja nga Dubai në orën 9.10. Mbrritja në Shkup në orën 12.05. Nisja me autobus nga Shkupi në Tiranë.

Hoteli ku do te akomodohet grupi

Golden Sands 5 Aparthotel 4* – Al Makhool Rd, Bur Dubai, Dubai.

Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen:
• Transferimi Vajtje Ardhje me autobuz nga Tirana në Aeroportin e Shkupit
• Bileta e Avionit për Fluturim Direkt Shkup – Dubai – Shkup.
• Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas.
• Akomodimi në Hotel me 3* në Dubai.
• Mëngjeset në Hotel.
• Shëtitjet me Autobus sipas Programit.
• Shoqërues në shqip gjatë gjithë udhëtimit
• Guida vendase në disa Shëtitje.Në pagesë nuk përfshihen:
• Tarifa e vizës së hyrjes në Dubai.
• Të gjithë Ekskursionet “Opsionale”.
• Darka Speciale e Vitit të Ri.

Shtesat dhe Tarifat per Ekskursionet Opsionale:
1. Shtesë për Vizë Hyrje – €79
2. Drekë ose Darkë në Hotel Burj Al Arab – €188
3. Ngjitje në Ndërtesën më të lartë Burj Khalifa – €61
4. Shëtitje dhe Darkë me Kroçiere Dhow – €63
5. Shëtitje dhe Darkë Safari në Shkretëtirë – €69

*Shënim: Nuk lejohet hyrja në xhami për Femrat që nuk plotësojnë kushtet për një veshje të përshtatme si mëposhtë:
1. Krahët dhe Këmbët e mbuluar me copë jo-transparente.
2. Mbulimi i Flokëve me një shami jo-transparente.

Shperndajeni per miqte tuaj duke klikuar "Share":
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial