Festat e Nentorit ne Barcelone, 26 Nentor, 4 dite, €399

 

Dita e pare
Nisja nga Tirana me autobus komod ne oren 06:00 te mengjesit ne drejtim te Shkupit . Ora 18:00 nisja nga aeroporti i Shkupit dhe mberritja ne aeroportin e Barcelones ne oren 20:45. Pas kryerjes se procedurave aeroportuale, nisja me autobuz drejt hotelit. Akomodimi ne hotel.

Dita e dyte

Mëngjesi në Hotel. Vizita fillon nga Park Güell i Antoni Gaudit qe do ju mahnise me format e tij te cuditshme dhe magjike njekohesisht. Më pas do vazhdojme me Sagrada Familia, me kryevepren arkitekturore me te famshme ne bote, e cila eshte edhe simboli i qytetit të Barcelonës. Rrugetimi jone vazhdon drejt bulevardit me luksoz Passeig de Gracia. Prezenca e gjithe arkitektures moderne si Casa Mila, Casa Batllo, Casa Bonet, Casa Amatller, Casa Lleoi Morera, La Pedrera do ju duket sikur jeni ne nje muze te vertete ne qiell te hapur. Pas bulevardit do të dalim tek zemra e qytetit, e cila rreh fort, Plaça Catalunya, ku do gjejme 6 grupe skulpturash nga ku secila perfaqeson dituri dhe mund. Do futemi në lagjen Gotike të Barcelonës ku do vizitojme Pallatin e Muzikës Katalanase, sheshin Placita de la Seu ku gjendet Bazilika e Katedrales Shën Eulalisë, e rrethuar me harqe lulesh portokalli, me palma dhe nje tufe prej 13 patash te cilat perfaqesojne shpirtin e ri te Shen Eulalia. Sheshi i Mbretit do jete vizita e fundit per kete dite. Kthimi per Hotel. Darka e lire.

Dita  e trete

Mëngjesi në Hotel. Vizita e qytetit do të fillojë nga Parc de la Ciutadella ” mushkeria urbane” jo nje park i zakonshem. ” Germadhat e ekspozuara” si Keshtjella e tre dragojve, Monumenti Cascada, Parlamenti I Catalonjes si dhe Harku i Triumfi jane pjeset e artit publik me te rendesishme te parkut. Ne fund do vizitojme stadiumin mitik te Barcelones Camp Nou ku mund te shihni 5 kupat me prestigjoze te Champions Lige (Opsionale hyrja 28 euro per person). Do vazhdojme me shetitjen ne Montserrat, me pamje te malit, manastirit te lashte, shenjterimit e shenjte- nje vend i pakrahasueshem qe nuk duhet munguar. Pasdite e lire. Fjetja ne hotel.

Dita e katert

Mëngjesi në Hotel. Do fillojme vizitën ne pjesen e mbetur gotike te Barcelonës si: Sheshi Espanja nje nder sheshet me te njohura te qytetit ku do kemi mundesi te shohim dyqanet dhe qendrat tregtare me te medha. Aty do gjejme Shatervanin Magjik nga i cili do perjetoni momente mbreselenese me shfaqjen e nderthurur te ujit, muzikes dhe dritave. Pasi shijojme spektaklin vazhdojme dhe vizitojme El Poble Espanyol, nje nga atraksionet me te famshme, ku gershetohen arkitektura, arti kontemporan, dyqanet artizanale, gastronomia dhe kultura. Ne perfundim do te ngjitemi ne  Kodren Montjuik e cila ka deshmuar dhe ka qene ne qender te ngjarjeve kryesore  qe kane formuar personalitetin e saj. Montjuik eshte shtepi per Stadiumin Olimpik dhe sheshet olimpike, Museun Katalan te artit .

Transferta per ne aeroportin e Barcelones.

Nisja per ne Shkup ne oren 21:20, mberritja ne oren 23:55. Transferta per ne Tirane dhe fundi i sherbimeve tona.

 

Ne cmim perfshihet:

  • Transferta me autobus komod per ne Shkup.
  • Fluturimi direkt nga Shkupi ne Barcelone.
  • Akomodimi ne hotel me mengjes.
  • City Tour Barcelone.
  • Vizitat sipas programit.
  • Transfertat si ne program.
  • Guide Profesionale

SHENIM:

Ne cmimin e biletes perfshihet vetem nje cante dore deri ne 10 kg per person, me permasa 55x40x23.

Ne kete cante, nuk lejohen te merren amballazhime me te medha se 100ml me permbajtje likuide (shampo, kremra, parfume, xhel etj).

Shtesa per bagazh stive deri ne 20 kg eshte 60 – 70 euro per 1 bagazh. Ne bagazhin e stives lejohen lengjet te madhesive te ndryshme.

Ne cmim nuk perfshihet:

  • Hyrja ne Park Guell (brendesi) – rreth 20 euro per person
  • Hyrja ne Sagrada Famiglia (brendesi) – rreth 15 euro per person
  • Transporti me autobus jashte programit
  • Hyrjet ne monumente dhe muzeume
  • Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program.
  • Sugjerohen qe hyrjet ne muzeume te prenotohen bashke me paketen para nisjes se grupit.

Femijet:

  • 0-1.9 vjec paguajne 125 Euro;
  • 2-11.9 vjec, perfitojne 50 Euro zbritje;
  • 12 e lart vjec paguan si i rritur.
  • nese nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udheton me njerin ose asnjerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar.

Rreth Rezervimit:

  • Per rezervim, mund te paguani 50% te shumes tani, ndersa pagesen e plote deri 5 dite para nisjes.
  • Cmimi per te rritur ne dhome teke 530 euro.
  • Pagesa e bere eshte e pakthyeshme.
  • Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.