Izrael, 24 Nentor, 5 ditë, 599€

Dita e Parë, 24 Nëntor 2017: Fluturimi nga Tirana për në Tel Aviv, nëpëmjet Stabollit. Nisja nga Tirana 04.00, Mbrritja në Stamboll në 07.35. Vizitë e Monumenteve Kryesore të Stambollit. Nisja nga Stambolli në 20.55. Mbrritja në Tel Aviv në 22.00. Pritja në Aeroport nga Përfaqësuesit tanë. Udhëtimi për në për në Bethlehem. Sistemimi dhe Fjetja në Hotel.

Dita e Dytë, 25 Nëntor 2017: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Jerusalem. Do të fillojë guida me Muzeumin e Izraelit, ku është dhe libri i shenjtë që përmban Mbishkrime të Detit të Vdekur dhe modelin e lashtë të Jeruzalemit, do të vazhdojmë me ngjitjen në Malin e Ullinjve për të shijuar pamjen spektakolare të qytetit të vjetër si dhe do të vizitohen kisha Gethsemane dhe e Agonisë dhe mundësi për të vizituar varrin ku është varrosur dhe është dërguar në parajsë Virgjeresha Maria. Vizitë e Murit Perëndimor, Vend i Shenjtë për Izraelitët. Ndalesë për të parë nga afër Malin Tempull dhe Kubenë Shkëmbore si dhe Xhaminë Al Aqsa, Vendi i Shenjtë për Muslimanët. Shëtitja vazhdon në Rrugën Dolorosa, kalohen Stacionet e Kryqit në drejtim të Kishës së Sepulchre së Shenjtë, që përmban kalvarin dhe Varrin e Ringjalljes. Vazhdon udhëtimi me autobus për të parë Knesset (Parlamentin e Israelit), Fjetja dhe Darka në Hotel në Bethlehem.

Dita e Tretë, 2Nëntor 2017: Mëngjesi në Hotel. Nisja me Autobus. Ndalesa e parë për në Jericho, qyteti më i vjetër i Botës. Pranë këtij qyetit ndodhet Mali i Tundimit, ku Jezusi eshte tunduar. Më pas ndalesë për një vizitë të shkurtër të Beit Shean, ish-qytet i Romës së lashtë, ku janë restauruar shumë objekte të këtij qyteti, si rrugë, banjo publike, teatro. Vazhdohet për në Tabgha dhe vizitohet zona tradicional e Shumëzimit të Mrekullisë së Bukës dhe Peshkut Një qëndrim i shkurtër në Capernaum, qëndra e Misioneve të Jezusit. Vizitohet rrënoja e Synagogës së lashtë dhe shtëpia e Pjetrit. Vizita përfundon në qytetin e Nazareth. Sistemimi në Hotel. Fjetja dhe Darka në hotel në Nazareth.

Dita e Katërt, 27 Nëntor 2017: Mëngjesi në Hotel. Shëtitje panoramike e Nazareth. Vizitë e Bazilikës së Annunciation. Vizitë e Guvës së pagëzimit, ku engjëlli Gabriel ju shfaq Shën Mërisë. Shikohet Shtëpia e Shën Mërisë dhe e Jozefit. Udhëtohet për në Haifa, qyteti i tretë në Izrael. Vizitohet Monumenti i Bahai dhe Kopshtet Persiane, ku nga duket dhe Mali i Karmel. Më vonë do të shkohet për të vizituar qytetin e antik – muzeal të Çezarias. Udhëtimi vazhdon për në  Tel-Aviv. Mbrritja në Tel Aviv. Vizitë në Neve Tzedek për të eksploruar lagjen moderne të qytetit të Tel Avivit. Më pas vizitë në Jaffa, lagja e vjeter e qytetit Tel Aviv. Shëtitje në këmbë nëpër rrugicat dhe galerive te artit. Sistemimi në Hotel. Fjetja dhe Darka në hotel në Tel Aviv.

Dita e Pestë, 28 Nëntor 2017: Mëngjesi në Hotel. Transferimi për në Aeroport. Fluturimi i kthimit për në Tiranë, nëpërmjet Stambollit. Nisja 10.30 – Mbrritja në orën 21.20.

Me Shume Detaje: Në pagesë 599 Euro përfshihen:
-Bileta e avionit vajtje – ardhje.
-Akomodimi në hotel te Kategorisë Turistike.
-Mëngjeset dhe darkat për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet në Izrael me autobus (sipas programit)
-Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit
-Transfertat Aeroport – Hotel – Aeroport.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
3. Bakshishet për Shoferin e autobusit dhe Guidën në Izrael.