Lagomandra 4* – Neos Marmaras Halkidiki

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Halkidiki

 

Hoteli Lagomandra është me 4 yje. Gjendet në një zonë të qetë midis shpateve të malit Itamos dhe ujërave të kristaltë dhe me një ngjyrë blu të errët të Gjirit të Toroneos, në rërën e artë të Lagomandra, deti i së cilës është nderuar me cmimin e “Flamurit Blu” nga Bashkimi Europian.

Hoteli ndodhet rreth 150 metra larg detit, 100 km. larg Aeroportit të Selanikut dhe 6 km. larg qytetit piktoresk të “Nea Marmara”, në Sithonia, në Gadishullin e Halkidikisë.

Është një hotel tepër miqësor dhe i përshtatshëm për njerëz që kerkojnë qetësi dhe relaks gjatë pushimeve të tyre.Gjithashtu Hoteli njihet për natyrën e mrekullueshme të cilin e rrethon.

Në vitet 2007-8 hotelit i është bërë një rikonstruksion total duke futur në të facilitete të një cilësie të jashtëzakonshme.

Hoteli Lagomandra ka 130 dhoma, të cilat janë të pajisura me ajër të kondicionuar gjatë muajve Korrik dhe Gusht. Dhomat kanë tharëse flokësh, linjë direkte telefoni, frigorifer, antenë satelitore, muzik dhe krevat për femijët e vegjël.

Të gjitha dhomat kanë verandë ose ballkon me pamje nga kopshti. Dhomat gjenden në shpatet e një mali, kështu që nuk do të ishte i përshtatshëm për njerëzit me probleme në ecje.

Në restorantin kryesor, pushuesit mund të shijojnë përditë mëngjesin dhe darkat në bufetë e përgatitura, ndërsa në tavernën tradicionale, e cila gjendet në afërsi të detit, serviren gatimet e shkëlqyera të kuzhinës tradicionale Greke dhe një shumëllojshmëri peshku, i cili mund të konsumohet duke paguar dicka më shumë.

Gjatë ditës, Snack Bar-i që gjendet afër pishinës, ofron një varietet pijesh dhe snacks. Aktivitetet sportive dhe aktivitetetet e pushimit në hotel perfshijnë Jacuzzi-në në zonen e pishinës, fushë basketbolli, fushë volejbolli në rërë, tavolinë ping-pong-u dhe bicikleta për të bërë xhiro në mal, të cilat jepen me qera.

Koncepti Half Board – Mëngjesin dhe Darkën bufe.

Holeti gjithashtu ofron:

– Tavernë tradicional Greke me nje shumellojshmeri peshku;

– Snack Bar afër pishinës;

– Jacuzzi-në në zonen e pishinës;

– Fushë basketbolli;

– Fushë volejbolli në rërë;

– Tavolinë ping-pong-u;

– Bicikleta për të bërë xhiro në mal, të cilat jepen me qera.

Më Shume Detaje:
Distancat :- 150 metra larg detit
– 100 km. larg Aeroportit të Selanikut
– 6 km. larg qytetit piktoresk të “Neos Marmaras”

Porto Carras Grand Resort ndodhet brenda një parajse në Greqinë Veriore, në brigjet perëndimore të Sithonia-s , gadishullin Halkidiksë qëndrore.

Cmimet me poshte jane me perafersi. Kontaktoni me agjentet tane per ofertat e momentit:

– Qershor, duke filluar nga 289 Euro/Person

– Korrik, duke filluar nga 389 Euro/Person

– Gusht, duke filluar nga 509 Euro/Person

– Shtator, duke filluar nga 389 Euro/Person

Cmimet perfshijne transferten per hotel, akomodimin per 7 nete dhe mengjesin. Transporti kushton 55 euro/person.

Mundesohet cdo te premte, 55 euro/person vajtje ardhje Tirane-Hotel-Tirane.

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: