Plazh në Lefkada, 6 dite, €295

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Plazh në Lefkada nga Kalemi Travel.

 Per programin 3 ditor ne Lefkada klikoni KETU! 

Hotelet ne Lefkada (pa transport) i gjeni duke klikuar KETU!

Datat e nisjeve per programin 6  ditor:QYTETET: LEFKADA, PARGA, JANINA!
EARLY BOOKING:
CMIMET E MEPOSHTME JANE TE VLEFSHME DERI ME DATE 31 MARS!
DATAT E UDHETIMEVE :
►QERSHOR: 16-21 €295 SUNRISE 3* HB , €329 TESORO 3* SUPERIOR HB
►QERSHOR: 23-28 €329 SUNRISE 3* HB , €359 TESORO 3* SUPERIOR HB
►QERSHOR: 30-05 KORRIK €339 SUNRISE 3* HB , €389 TESORO 3* SUPERIOR HB
►KORRIK: 07-12 €359 SUNRISE 3* HB , €399 TESORO 3* SUPERIOR HB
►KORRIK: 14-19 €375 SUNRISE 3* HB , €409 TESORO 3* SUPERIOR HB
►KORRIK: 21-26 €389 SUNRISE 3* HB , €419 TESORO 3* SUPERIOR HB
►KORRIK: 28-02 GUSHT €409 SUNRISE 3* HB , €449 TESORO 3* SUPERIOR HB
►GUSHT: 04-09, 11-16, 18-23, 25-30 €429 SUNRISE 3* HB , €469 TESORO 3* SUPERIOR HB
►SHTATOR: 01-06 €329 SUNRISE 3* HB , €349 TESORO 3* SUPERIOR HB
HOTEL TESORO 3*S HB (mengjes+darke)
HOTEL SUNRISE 3* HB (mengjes+darke)
**PER TE DY HOTELET DARKA DO TE KONSUMOHET TEK HOTEL TESORO, I CILI NDODHET 3 MINUTA DISTANCE ECJE NE KEMBE NGA HOTEL SUNRISE!!
Price Includes:
Akomodimi 5 nete në hotelet perkates.
Mëngjesi dhe darka
Perdorim i pishines se jashtme
Shoqërues shqiptar gjatë udhëtimit
Transporti me automjet komod
Price Excludes:
Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Lundrimi me Anije €35/person me dreke.
Party i darkes ne anije 15€/ Hyrja + 1 pije falas
Siguracioni i shëndetit në udhëtim
TAKSA LOKALE HOTEL 3* €3 DHOMA/NATE
TAKSA LOKALE HOTEL 4* €7 DHOMA/NATE
TAKSA LOKALE HOTEL 5* €10 DHOMA/NATE
Day 1: DITA E PARE
Nisja nga Tirana ne mbremje ne oren 23:00 (NISJA KRYHET 1 DITE PERPARA DATES SE UDHETIMIT)
Nisja nga Durresi ne oren 23:30
Nisja nga Tirana. Ndalesa të shkurtra gjate rrugës për në kufirin e Qafe Botes.
Pasi te kalojme ne token Greke ndalesa e pare do te behet ne qytetin turistik te Parges te ndërtuar në qafëmali dhe bregdet ku do te konsumojme edhe dreken. Kohegjatesia e vizites 1 ore e 30 min. Vazhdojmë me një shëtitje të shkurtër në qytet dhe ne shetitoren kryesore buze detit. Me pas nisemi drejt ishullit te Lefkades. Akomodimi ne hotel. Darka ne Hotelin perkates.
Day 2: DITA E DYTE
Mëngjesi në hotel dhe nisja për në qëndrën më të famshme turistike të ishullit, Nidri.Aty na pret anija për një ditë plot ngjyra deti. Fillon udhëtimi në orën 9:45 Vizitojmë bregdetet me famë boterore të Lefkades…Porto Katsiki ose Egremni, Meganisi, Scorpions ….dhe shpellen Papanikolis. Vizitojmë dhe ndalojmë 1 orë në ishullin më të madh të detit Jon, Kefalonia dhe ishullin e Odisesë Itaka. Gjatë ditës bëhen 3-4 ndalesa për plazh. Kjo shëtitje e mrekullueshme eshte opsionale sipas deshires pasi ka kosto extra prej 35 Euro per person, mbaron rreth ores 18:00 te pasdites. Kthimi ne hotel. Darka ne hotelin perkates. Qendrim i lire ne qender te ishullit .
Day 3: DITA E TRETE
Pas mengjesit, nisemi per plazh ne Kathisma, i cili eshte plazhi me i bukur i Lefkades. Me pas vizitojme qendren e ishullit deri pasdite. (TRANSFERTA KATHISMA-QENDER E ISHULLIT KOSTO EXTRA 10 EURO/PERSONI)
Pas plazhit ne Kathisma kthehemi ne hotel. Darka ne hotel. Pas konsumimit te darkes, pergatitemi per Boat Party (opsionale 15 Euro/personi+1 pije free).
Nisim lundrimin per Boat Party ku atmosfera ne Anije behet elektrizuese me performance nga DJ i anijes si edhe te shoqeruara me drita dhe fishekzjarre per te bere te mundur nje super atmosfere e cila do tju shoqeroje deri ne mesnate.
Day 4: DITA E KATERT
Pas mengjesit, nisemi per ne Plazhin Agio Nikita & Milos Beach ku do te kemi qendrim per plazh deri pasdite. (TRANSFERTA ME BUS NE AGIO NIKITA-HOTEL E PERFSHIRE NE CMIMIN E PAKETES)
Pas plazhit, kthehemi ne hotel. Darka ne hotel.
Day 5: DITA PESTË
Qendrim i lire ne ambjentet e hoteleve perkatese.
Day 6: DITA E GJASHTE
Mëngjesi në hotel. Nisja për kthim nga kufiri Kakavisë. Kthimi ne Tirane ne darke rreth ores 21:00 te darkes. Fundi i sherbimit tone.
►Shenim:
Personat qe nuk deshirojne te kryejne udhetimet opsionale mund te shfrytezojne facilitetet e hotelit (pishine dhe plazhet afer tyre).

Ju bejme me dije se: 
►Per transport individual 15 euro zbritje nga cmimet e mesiperme
►nese krevati nuk do te jete dopjo , do te jene dy krevat teke te bashkuar.
►Pagesa e bere eshte e pakthyeshme ne rastet kur anullimi behet nga klienti.
►Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.
►Nese nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udheton me njerin ose asnjerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar.

Me shume informacion per Lefkaden:

Lefkada eshte ishulli i katert me i madh i kompleksit te shtate ishujve, pavaresisht se eshte ishull ai lidhet me kontinentin me nje ure-traget te levizshem. Banohet nga 20 mije banore gjate muajve te dimrit me kryeqendren qytetin e Lefkadhes e cila banohet nga 10 mije banore.

Fshatrat turistike te ketij ishulli jane 1.Vasiliki 2.Agios Nikitas 3.Nikiana 4.Ligia-Kariotes 5. Poros 6. Nidri

Plazhet me te bukura te Ishullit jane, ne vende te pare:Egremni i cili ndodhet rreth 35 km larg qytetit te Lefkadhes dhe per dy vitet e fundit renditet si plazhi me i bukur i Greqise duke lene ne vend te dyte Porto Katsikin i cili ndodhet 45 km larg nga Lefkadha dhe per vitin 2003 ka qene ky krenaria e zones duke mbajtur vendin e pare te plazheve me te bukura ne detin Mesdhe,relievi i malor i ishullit i bene keta dy plazhe te veshtire per tu vizituar ne rruge udhetaresh po gjithashtu dhe nje veshtiresi tregojne dhe shkallet e plazheve te cilat jane te shumta 350 ne Egremni dhe 105 ne Porto Katsiki.Plazhi nr 3 Kathisma, eshte plazhi qe mund te frekuentohet me thjesht nga vizitoret ndodhet vetem 14 km larg nga Lefkadha. 4.Plazhi i Agiofilit ndodhet ne zonen e Vasilikis dhe mund te frekuentohet vetem ne rruge detare 5.Milos Beach ndodhet midis plazhit te Kthisma dhe fshatit turistik Agios Nikitas ishulli ka gjithesej me shume se 20 plazhe  nje numer shume i madh per nje Ishull qe ka vetem 80 km vije bregdetare.

Po gjithashtu ne kete ishull kaq te vogel por plote surpriza mund te gjesh dhe ujevara ne zonen e Nidris pikerisht,  kjo bukuri i ka dhene nje shtyse  personazheve te famshem  qe te zgjedhin kete zone per te investuar ne hapesira te tera per pushime familjare ,sic eshte nje nga Greket me te pasur te te gjitha koherave Aristotelis Onasis I cili ka blere ishullin e Skorpiosit ne zonen e Nidris.Tani ishulli u shit nga mbesa e tij Athina Onasi tek miliardieri Rus, Dimitri Robolovlef po gjithashtu dhe nje tjeter miliarder Rus, Roman Abramovic ka vendosur qe te investoj disa nga kursimet e tij ne kete zone te detit Jon i cili ka blere 3000 dynym toke ne ishullin e Meganisit i cili ndodhet perball Skorpiosit

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: