Marok

Asnje vend nuk eshte aq terheqes dhe befasues sa Maroku. Nje vend plot kontraste imazhesh, ngjyrash, aromash te cuditshme dhe eksperiencash ekzotike. Nje destinacion me ekstreme te jashtezakonshme, me mundesi te pafundme ku brenda nje dite mund te shijoni plazhet e mrekullueshme te Agadirit, freskine dhe gjelberimin e Maleve Atlas, diellin e nxehte ne rrugicat e Marakeshit dhe hapsirat ranore te Saharase.Nje vend sa legjendar aq edhe real, sa I vjeter aq edhe I ri ku tradita nderthuret aq natyrshem me modernizmin.Agadir dhe Kasablanka, Marakesh dhe Tanger emra legjendare qe mbartin nostalgjine e vendeve te largeta por ne fakt mjafton te kalosh ngushticen e Gjibraltarit qe kjo toke magjike te shpaloset perpara syve te turisteve Europiane.

Paketat jane me kohezgjatje te ndryshme sipas deshires, duke filluar nga  7 , 10 apo 14 net.

Paketa per 7 net kushton 750 euro/person dhe perfshin:
1. Fluturimin me avion vajtje ardhje
2. Transferta ne hotel vajtje ardhje
3. Akomodimi ne hotele tradicionale marokene
4. Mengjeset per te gjitha ditet e qendrimit
5. Viza Marokene
6. Opsionale tur per 3 dite ne shkretetire dhe ne gjithe rrethinat turistike te qyteteve imperiale te Marokut.

Paketat jane per vajtje ne Marrakesh dhe kthim nga Fez

Per me shume detaje na kontaktoni ne emailin tone turizem@kalemitravel.com

 

Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial