Vjenë-Pragë-Budapest, 30 Dhjetor, 6 Ditë €449 (me avion)

Dita e Parë, 30 Dhjetor 2017: Fluturimi Direkt për në Budapest. Nisja më 18.20 – Mbrritje më 19.50. Transfertë nga Aeroporti i Budapestit për në Vjenë. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë. Mbrritja në Vjenë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë, 31 Dhjetor 2017: Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit. Vazhdon vizita në Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve dhe Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve. Fjetje në Hotel.
OPSIONALE: Darka e Vitit të Ri.

Dita e Tretë, 1 Janar 2018: Mëngjesi në Hotel. Nisje, herët në mëngjes për në Pragë. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Shëtitje panoramike 2 orë, Praga natën. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt, 2 Janar 2018: Mëngjesi ne Hotel. Mëngjesi ne Hotel. Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme. Fjetje në Hotel.Mëngjesi në Hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë.

Dita e Pestë, 3 Janar 2018: Mëngjesi ne Hotel. Nisje, herët në mëngjes për në Budapest. Ndalesa të shkurtra gjatë udhëtimit. Mbrritje në Budapest. Shëtitje panoramike rreth 3 orë, Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Gjashtë, 4 Janar: Mëngjesi ne Hotel. Transfertë për në aeroportin e Budapestit. Nisja më 09.05. – Mbrritje më 10.30. Fluturimi për në Shqipëri.

Me Shume Detaje: Çmimi përfshin:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion,
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus,
3. Akomodim në hotel me 3 yje,
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit,
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 55 x 40 x 23 cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).Në pagesë nuk janë përfshirë:
• Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
• Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Udhëtime të tjera
Shperndajeni per miqte tuaj duke klikuar "Share":
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial