Viti i Ri në Sarajeve dhe Bjelasnica, 4 ditë, 2 Janar-109€

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Viti i Ri në Sarajeve dhe Bjelasnica

Paketa turistike e fundvitit nga Kalemi Travel: Viti i Ri në Sarajeve dhe Bjelasnica.

Hotel Hollywood 4*

➤ Datat e nisjeve:  2 Janar

Dita 1: Date 30.12.2019

Nisja nga Tirana në orën 06:00. Kryerja e procedurave kufitare dhe kalimi ne piken kufitare te Hanit te Hotit. Kalimi nga Podgorica ku do te kemi mundesine te bejme nje pushim te shkurter ne Delta City. Ne Delta City mund te perfitojme per te bere shopping ne zbritjet e medha te bera me rastin e Vitit te Ri. Pushime te shkurtra gjate rruges per kafe. Vazhdim i udhetimit për në Sarajeve. Akomodimi ne hotel dhe darka.

Dita e 2: Date 31.12.2019

Mëngjesi ne hotel. Fillojmë vizitat në oborrin e familjes Mbreterore të Hasburgve në Ilizha. Pas kësaj vizite transferohemi në Vrela Bosna ose Mushkeritë e Sarajeves (pagese per hyrjen 1.5 euro). Nisemi per vizitat në Bashqarshi, Xhamite dhe Kishat e Sarajeves, qytet që jo më kot është quajtur Jeruzalemi i Europës. Në marreveshje me grupin mund të organizohet shopping në qendrat e mëdha tregtare si SKENDERAJ, OBI, VISA ose ROBOT. Kohe e lirë dhe konsumimi i drekës në një nga lokalet e qendrës së qytetit. Kthimi në hotel dhe shfrytëzimi i ambienteve të hotelit.

Ora 20.30. Fillon mbremja festive e nderrimit te viteve. Do na serviret nje bufe e hapur me ushqime tradicionale Boshnjake dhe Internacionale. Gjithashtu, pije pa limit nen shoqerine e muzikes se zgjedhur Sllave, Shqiptare dhe Internacionale. Nuk do te mungojne edhe surprizat e rastit.

Dita e 3: Date 01.01.2020

Mengjesi ne hotel. Ora 10.00 nisemi per te bere nje vizite ditore ne nje nga qendrat me te famshme olimpike dhe ne nje nga pistat e skive me te medha te Evropes Bjelasnica. Ke kete vend u organizuan lojrat olimpike te vitit 1984. Per amatoret e skive do te krijohet mundesia per te bere ski ne nje nga pistat e ketij sporti mitik. Konsumimi i drekes eshte individual. Mund te shfrytezoni restorantet e shumta ne kete qender ose barbikyte e famshme me qebabet e Sarajeves.

Ora 15.00 Nisja per ne hotel ku pas mberritjes ne hotel kohe e lirë për të shfrytëzuar facilitetet e hotelit: pishina olimpike e mbyllur (duhet perdorur kapuc noti), banja turke, xhakuzi etj. Darka ne hotel.

Dita e 4 date 02.01.2020

Mengjesi ne hotel. Ora 08.30 Nisja per ne Mostar dhe Megjugorje. Vizite në Mostar ose qyteti i Menekshesë ku do të kemi mundësinë të shohim:

  • Urën e famshme të Mostarit.
  • rrugën e dyqaneve të mjeshterve të vjetër.
  • Xhaminë e Madhe.
  • Katedralen e Betonte te Mostarit (e vetmja në botë).

Në rrugën e kthimit do të vizitojme Megjugorje ose vendi i Gospa Mira (Zonja e Paqes). Aty do të vizitojmë Katedralen e Shenjtë dhe shijojmë bukuritë e këtij vendi të bekuar. Nisja për në Tiranë. Kthimi serisht nga Nikshiqi. Gjate rrugës pushime të shkurtëra kafeje. Mbërritja në Tiranë në orët e vona të darkës dhe fundi i shërbimeve tona.

Shenim: Per shkak te hapesires se pamjaftueshme kohore, kryqi nuk mund te vizitohet.

Më shumë detaje rreth paketës turistike “Viti i Ri në Sarajeve dhe Bjelasnica”:

Në cmim përfshihet:

  • Udhëtimi me autobus komod AC Tirane – Sarajeve – Tirane.
  • Akomodimi në hotel Hollywood 4* për 3 netë qëndrimi.
  • Darka gala e Vitit te Ri me pije pa limit te perfshira
  • Mëngjeset dhe darkat.
  • Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit.
  • Shfrytëzimi i pishinave dhe xhakuzit në ambjentet e brendshme të hotelit.

Në cmim nuk përfshihet:

  • Kerkesat ekstra jashtë programit.
  • Vizita tek kryqi në Medjugorje.
  • Gjithcka që nuk është përmendur në rubrikën përfshihet.
  • Siguracioni i jetës në udhëtim (i keshillueshem).
  • Perdorimi i pishines eshte i mundur vetem me kapuc. Nese nuk dispononi mund ta gjeni ne ambientet e hotelit me 2.5 euro.

Shënim:

  • Krevati mund të mos jetë dopio, por 2 krevate tek të bashkuar.
  • Personi tek, në dhomë dyshe, paguan €60 shtesë.
  • Zbritja për transport individual është €20.

Fëmijët:

  • 0-2 vjec janë falas.
  • 2-12 vjec, nëse akomodohet në dhome me 2 të rritur, përfiton €20 zbritje.
  • mbi 12 vjec paguan si i rritur.
  • nëse nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udhëton me njerin ose asnjerin nga prindërit, i duhet patjetër prokurë e noterizuar.

Ju bëjmë me dije se

  • Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës ne momentin e rezervimit, ndërsa pagesen e plotë deri në 2 jave para nisjes. Nese udhetimi eshte brenda dy javeve, pagesa duhet bere e plote.
  • Pagesa e bëre është e pakthyeshme.
  • Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.

 

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: