Ski në Bogë, nisje çdo të Shtunë, 2 Ditë, €69

Datat e nisjes cdo te shtune, cmimi €69/person

PROGRAMI:

Dita e pare:

  • Nisja behet nga Tirane ne oren 08:00 tek Liceu Artistik “Jordan Misja”
  • Ndalese per kafe ne Kukes
  • Mberritja ne Boge, akomodimi ne HoteL
  • Kohe per Ski tek Pista e skive ne Boge
  • Darka ne hotel

Dita e dyte:

  • Mengjesi ne Hotel
  • Shetitje ne fshat
  • Vizite tek Uvara e Drinit te Bardhe
  • Vizite ne Prizren dhe tek Lidhja e Prizrenit
  • Kthimi ne Tirane

Te perfshira ne cmimin prej 69 euro jane:
1. Transporti vajtje – ardhje.
2. Bileta tek Lidhja e Prizrenit.
3. Fjetja per 1 nate ne Hotel ne Boge.
4. Darka dhe Mengjesi.
5. Guida dhe organizimi.

 

 

Rugova, (Boge) është trevë malore në Veri-Perëndim të qytetit të Pejës, në Kosovë. Është regjioni i tretë i Bjeshkëve të Nemuna, të njohura ndryshe si Alpet Shqiptare. Në vitin 2013 u shpall Park Kombëtar nga Kuvendi i Republikës së Kosovës. Rugova është rrethinë etnografike me rëndësi të madhe për degët e gjuhësisë si leksikologjia, etimologjia dhe onomastika . Rugova është regjion i përshtatshëm për alpinizëm, bjeshkatari, skitari, ngjitje në shkëmbinj, lëshim me parashuta, piknikë me familje etj. Rugova radhitet si qendra e katërt kryesore për sporte dimërore nga Federata Ndërkombëtare e Siktarisë (FIS) me qendrën në Lucernë. Për më tepër, në prill të vitit 2013, Peja fitoi çmimin “Tourism for Tomorrow” me projektin “Majat e Ballkanit”. Rugova është e pasur me forma të shumta si shpellat, ujëvarat, liqenet glaciale, majat e larta, tunelet etj. Maja më e lartë është Hajla (2403 m) por rëndësi dhe interes paraqet edhe Qafa e Qyqes nga e cila mund të soditet i tërë qyteti i Pejës. Nga Guri i Kuq (1522 m) shihen si në pëllëmbë të dorës: Gjeravica, trekufiri Boriqe, Maja e Mariashit, Maja e Hekurave, Shkëlzeni dhe Liqeni i Plavës. Volujaku është po ashtu një maje e lartë (2014 m).Në kilometrin e katërt gjendet via ferrata apo “Rruga e Hekurt” e vetmja në Ballkan. Rugova ofron kushte për jetesë megjithëse numri i banorëve ka rënë vitet e fundit.

Shperndajeni per miqte tuaj duke klikuar "Share":
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial