Stockholm, Oslo, Malmo, Copenhagen, 11 Tetor, 5 Ditë, €569

Dita e Parë, 11 Tetor 2017: Nisja me autobus  ne orën 20:30 nga Tirana për në Aeroportin e Shkupit.
Fluturimi direkt Shkup – Malmö. Nisja nga Shkupi në orën 06.00. Mbërritja në Malmö në orën 09.00.
Transferimi në Kopenhagen. Vizitë panoramike në pikat turistike më të bukura të Kopenhagenit ku do të vizitohet një nga sheshet kryesore të qytetit Radhusplatsen ku gjendet bashkia e Kopenhagenit. Do të shkojmë tek Pallati Kristianborg, aty ku gjendet edhe parlamenti actual Denez. Në vazhdim do vizitojmë Pallatin Rosenborg. Për drekë do të ndalojmë tek Katedralja e Kopenhagenit ku gjendet edhe Universiteti i Kopenhagenit si dhe Rundetaarn. Gjatë pasdites do të vizitojmë dhe sheshin qëndror Amalienborg ku gjendet edhe pallati aktual i Monarkisë Daneze, Kishën e Frederikut, Shatërvanin Gefyon, si dhe Sirenën e vogël të Hans Peter Andersen. Do ta mbyllim vizitën tonë në pjesën më të bukur padiskutim, ku do qëndrojmë për një kafe, në Nyhavn si dhe tek fabrika e një prej birrave më të njohura në botë Calsberg. Kthimi në Malmö. Fjetje në hotel në Malmö.

Dita e Dytë, 12 Tetor 2017: Mëngjesi në Hotel. Pas mëngjesit, vizitë panoramike në monumentet kryesore të Malmo, si: Simboli i ri i qytetit “Turning Torso”, Kështjella Molmohus, Sheshi qëndror Stortorget ku gjendet bashkia e mrekullueshme si dhe Statuja e Mbretit Gustav X, sheshi i vogël me restorante dhe kafe “Lilla Torg”. Paradite, nisja për në Helsingborg. Udhëtimi deri në Helsingborg zgjat 50 minuta. Aty do të vizitojmë për rreth 1,5 orë pjesët më të bukura në qytet si bashkinë e qytetit, sheshin qëndror Stortorget, Kështjellën Kärnan. Më pas do të nisemi për në Göteborg ku fillimisht do të ndalojmë për drekë tek qendra më e madhe tregtare e Skandinavisë, Nordstan. Më pas do të vizitojmë monumentet me interesante në qytet si Sheshi i Gustav Adolf ku gjendet bashkia e qytetit, qytetin e vjetër Stotorget dhe Domkyrkan, Kopshtin mbretëror Kungsparken, Lagjen e vjetër e ndëtuar nga Hollandezet, “Haga”. Në fund do të vizitojmë sheshin Götaplatsen ku gjenden disa prej institucioneve kryesore kulturore të Gotenborgut. Në pasdite do të nisemi për në Oslo. Mbërritje në Oslo në darkë. Akomodim në hotel në Oslo.

Dita e Tretë, 13 Tetor 2017: Mëngjesi në hotel. Fillimisht do të vizitojmë Kështjellën Akershus, kështjellën mesjetare qytetit dhe më vonë tek bashkia e qytetit “Rathuset”, ku çdo vit jepet çmimi i Nobel për paqe, do të vazhdojmë me bulevardin qëndror në Oslo Karl Johan Gate ku gjenden Teatri Kombëtar, Parlamenti i Norvegjisë si dhe Pallati mbretëror i Monarkut Norvegjez. Pastaj do të shkojmë tek Parku me skulptura të Gustav Vigeland, Parku i jashtëzakonshëm “Frogner”. Do vazhdojmë me pistën e skive Holmenkollen. Gjatë drekës do të nisemi për në Stockholm. Udhëtimi zgjat 6 orë pa ndalesa. Gjatë darkës do të mbërrijmë në Stokholm. Akomodim edhe sistemim në Stokholm.

Dita e Katërt, 14 Tetor 2017: Mëngjesi në hotel. Do fillojmë guidën nga Pallati Drottingholmen ku do të vizitohen edhe kopshtet e mrekullueshme të tij. Do të vizitojmë Bashkinë e qytetit ku çdo vit mbahet ceremonia e nderimit të laureantëve te cmimeve Nobel nga Mbretëria Suedeze, qytetin e vjetër si dhe ishullin qëndror Gamla Stan ku gjenden Pallati i vjetër mbretëror, sheshin qëndror të qytetit dhe me i bukuri Stortoget ku gjendet edhe Akademia Suedeze si dhe Muzeu i Nobelit. Kthim në hotel në Stockholm, akomodim në hotel.

Dita e Pestë, 15 Tetor 2017: Mëngjesi në hotel. Fillimisht do të shkojmë në ishullin Södermalm për të vizituar një nga pikat më të bukura në qytet në Katarinavagen. Do vazhdojmë guidën në  Stokholm me Muzeun e Kulturës Nordike si dhe Muzeun Vasa. Në fund do të shkojmë në Kaknästornet, ne kullet televizive të qytetit për të parë qytetin nga lartësia më e madhe. Në orën 18:00 do të nisemi për në Aeroportin Skavsta. Në orën 21:55 kemi fluturimin nga Skavsta për në Shkup. Mbërritje në Shkup në orën 23:55. Nisja me autobus nga aeroporti i Shkupit drejt Tiranës. 

Në pagesën 569 Euro përfshihen:
1. Transferimi Vajtje Ardhje me autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit.
2. Bileta e Avionit Vajtje – Ardhje Shkup – Malmö dhe Stokholm – Shkup.
3. Transfertat nga Aeroporti në Hotel dhe anasjelltas
4. Akomodimi në hotel për 1 natë në Malmö, 1 natë në Oslo, 2 netë në Stockholm.
5. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
6. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Guidë Vendase gjatë vizitave sipas programit.
7. Lejohet të merret në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 42x32x25cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa ka shpenzime të mëdha ekstra).Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
Shperndajeni per miqte tuaj duke klikuar "Share":
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial