Theoxenia 4*- Ouranoupolis Halkidiki

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Në një ndër pjesët më të bukura dhe më të rëndësishme nga pikëpamja e siteve kulturore të fesë Orthodokse, në përputhje me arkitekturën e manastirit, është ndërtuar Hoteli Theoxenia me 4 yje në Halkidiki.

Vendosja e veçantë e hotelit në zemër të gadishullit të tretë të Halkidikisë, me një florë dhe faunë spektakolare, së bashku me një pamjen unike kulturore dhe arkitekturore të zonës, në kombinim me filozofinë e mikpritjes së vërtetë, e bën hotelin Theoxenia një zgjedhje të rëndësishme për çdo pushues që dëshiron të kalojë pushime të paharrueshme.

Hoteli Theoksenia me 4 yje, gjendet vetëm 30 metra larg detit Egje. Hoteli ka 136 dhoma dhe 16 apartamente, të cilat kanë një pamje panoramike mbi detit Egje, pishinën ose pamjet e mrekullueshme të maleve përreth. Hoteli ndodhet në Ouranoupolis, 120 km larg nga Selaniku dhe aeroporti.

Dhomat janë identike, me një pjesë të tyre me pamje nga deti kurse pjesen tjeter me pamje nga 4 pishinat dhe nga pjesa e maleve rrethuese dhe bimësisë në gadishullin e Athosit.

Dhomat janë të gjera dhe funksionale duke u ofruar klientëve, së bashku me kuzhinën në restorantin me specialitete mesdhetare, pushime te paharrueshme.

Aktivitetet që mund të kryhen në hotel janë: – Basketboll; – Beach Volej; – Futboll; – Dhomë lojrash; – Tenis; – Ping Pong; – Pishinë;

Koncepti Half Board – Mëngjesin dhe Darkën të përfshira.

Gjithashtu Hoteli ofron: – Kënd Interneti; – Tobakeri; – Restorant a la carte; – Staf që komunikon në disa gjuhë të huaja; – System zgjimi; – Vend për ruajtjen e bagazheve; – Tavern; – Frigorifer; – Kënd lojrash për femijet; – Dhomë me video lojëra; – SHezllone dhe cadra që ofrohen për klientët;

Më Shume Detaje: Distancat :

– 30 metra larg detit
– 120 km larg nga Selaniku dhe aeroporti.

Cmimet me poshte jane me perafersi. Kontaktoni me agjentet tane per ofertat e momentit:

– Qershor, duke filluar nga 219 Euro/Person

– Korrik, duke filluar nga 329 Euro/Person

– Gusht, duke filluar nga 379 Euro/Person

– Shtator, duke filluar nga 289 Euro/Person

Cmimet perfshijne transferten per hotel, akomodimin per 7 nete dhe mengjesin dhe darken. Transporti kushton 55 euro/person.

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: