Team Building ne Dubrovnik

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Udhetime Biznesi

Shenim:   Programet dhe aktivitet me poshte jane sugjerime/ide per organizaten tuaj. Sipas kerkesave dhe nevojave te kompanise tuaj, stafi i Kalemi Travel i specializuar per Team Building mund t’ju sugjeroje aktivitete qe pershtaten me nevojat dhe profilin e kompanise tuaj. Gjithashtu, udhetimi mund te behet disa ditor dhe kudo ne bote, sipas kerkesave tuaja. Stafi yne eshte shume i specializuar dhe mund te organizoje trajnime per te gjitha nivelet, qofte edhe ato drejtuese, ne kompanine tuaj.

Kliko KETU!  per foto nga aktivitete e kaluara Team Building!
_________________________________________________
Programi:

Dita e pare:

Nisja nga Tirana ne oren 06:00. Kryerja e procedurave doganore ne Muriqan. Vazhdojme udhetimin drejt Budves. Ndalese panoramike ne Ishullin e njohur te Shen Stefanit. Vazhdojme rrugen drejt Dubrovnikut. Ndalese gjate rruges per te konsumuar dreken. Mberritja ne Dubrovnik.
Akomodimi ne hotel. Pas sistemimit neper dhoma dhe pak pushim, ne pasdite fillojme aktivitet per team building:

Aktiviteti 1: Loje ne grup – Ulja e Shkopit 
Tema: Koordinimi ne grup dhe rendesia e cdo personi ne ekip
Pershkrimi: Ulja e shkopit ne toke nga dy grupe perballe njeri tjetrit. Diskutohet mbi rendesine e koordinimit, dhe rendesine qe secili rol ka ne te terren.
Dy grupe paralel me njeri tjetrin, dhe secili ka nje shkop. Vendosen perballe me njeri tjetrin me gishtin jashte. Njeri nga personat mban kohen dhe sheh kush e ul i pari shkopin.
Diskutim post-loje me te gjithe grupin

Aktiviteti 2: Rube Goldberg Effect/Red Bull Effect
Tema: Puna ne grup, rendesia e bashkepunimit
Pershkrimi:  te ndare ne 5 grupe te medha, cdo ekip do te kete nje set per te krijuar nje cikel mekanik (si bjelle manivele). Ne fillim nuk do jepen udhezimet, dhe me pas do tentohet serish me udhezime. Ciklet nga cdo grup duhet te lidhen me njeri tjetrin per te prodhuar nje rezultat final.
Synimi: Thyerja e mureve mes kolegeve qe jane edhe miq dhe tentojne te favorizojne njeri tjetrin, dhe pjeses tjeter. Do te diskutohet per nevojen e strategjise, do te diskutohet per rendesine e ekipit, dhe rolin e secilit, si dhe per rendesine e ekipit si primare, mbi personin. Si dhe do mbyllet me nje diskutim mbi kreativitetin dhe aftesi problem-solving.

Darka ne hotel. Kohe e lire per te shfrytezuar facilitetet e hotelit si pishine, sauna, jakuzzi, palester etj.

Dita e dyte:

Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit nen drejtimin e guides, fillojme viziten e qytetit te Dubrovnik. Ai cilesohet si nje nga perlat e Adriatikut. Raguza ka qene gjithmone ure komunikimi per Europen. Qyteti eshte pjese e Trashegimise Kulturore te UNESCO-s. Vizita perfshin: Manastirin Francescan & Domenican. Porta e Piles dhe Ujembledhesin Onofrio, Farmacia e Vjeter, Shetitorja kryesore e qytetit Stradun, Katedralja e qytetit ( Katedralja e St. Blaise, shenjtorit te Dubrovnikut do te jete nje eksperience e bukur per viziten tuaj), Pallati i Dukes, Kulla e Sahatit, Statujen e Heroit Orlando dhe Shkrimtarit Marin Drizic, Kullen e Mincetes. Portin e Qytetit.
Dreka ne qytetin e vjeter. Pas dreke, kthehemi ne hotel per te vazhduar aktivitet:

Aktiviteti 3: Loje ne grup – Trust Fall
Tema: Besimi, kimia e grupit, thyerja e egos
Pershkrimi:  pjesemarresit mesojne te besojne tek koleget e tyre pertej te perditshmes. Ushtrimi eshte bazuar tek besimi ndaj njeri tjetrit, ose te krijimi i besimit kur ai mungon.

Aktiviteti 4: Tapeti fluturues
Tema: Komunikimi me eproret; bindja ndaj autoritetit
Pershkrimi:  grupi do ndahet ne 4 ekipe. Cdo ekip do qendroje mbi nje tapet i cili duhet te kthehet 180 grade pa dale asnjeri jashte tapetit. Udhezimet do jepen nga nje anetar i ekipit, por disa udhezime do jene qartesisht te
gabuara. Grupi do sfidohet ti zbatoje, ose do shikohet se si do i kundershtoje (me nerva, do perpiqet te llogjikoje gabimin e drejtuesit, me ze te larte apo te ulet, etj.).
Synimi: Ndonjehere udhezimet e dhena mund te duken te gabuara dhe te pamenduara. Kemi dy mundesi si ti trajtojme: ose verberisht dhe me mllef te fshehte, ose duke I lejuar vetes vend per pyetje, per feedback, per kritike te shendetshme, pa arrogance dhe vetpelqim.

Aktiviteti 5: Energizer
Loje ne grup: tullumbacet dhe gjilperat do te shperndahen per te gjithe pjesemarresit. 5 minuta max; pjesemarresit vendosen cift, me kurriz nga njeri tjetri. Udhezohen te fryjne tullumbacen, dhe ta mbajne me nje dore. Ne doren tjeter kane gjilperen. Perplas duart, fillon loja.
Eshte nje aktivitet energjik qe hap aktivitetin dhe ka mbrapa moralin e bashkepunimit ne grup, ne vend te konkurences dhe ambicies personale.

Permbledhje: 
Mbyllet me nje meditim te lehte 3 minuta mbi aktivitetin, dhe meditim te guiduar me Headspace.
Permbledhim konceptet nga e gjithe dita dhe lejojme kohe per diskutimet e fundit.

Darka ne hotel. Kohe e lire per te shfrytezuar facilitetet e hotelit si pishine, sauna, jakuzzi, palester etj.

Dita e trete:

Mengjesi ne hotel. Pas mengjesit nisemi drejt Malit te Zi. Ndalesa e pare eshte ne Kotorr, ku nen drejtimin e guides do te vizitojme atraksionet kryesore te qytetit.
Pas Kotorit nisemi ne Budva. Nen drejtimin e guides tone, vizite ne atraksionet kryesore te qytetit si: Kercimtaren e Budves, Qytetin e Vjeter, Citadelen, Portin e Jahteve. Dreka ne nje nga restorantet me te mire te Budves, buze detit, Restorant Jadran. Nisja per Tirane. Mberritja ne Tirane ne mbremje.

 

Hotelet ku do te akomodohet grupi sipas zgjedhjesh tuaj: 
–  Rixos Libertas 5*
–  Sheraton 5*
–  Hotel Grand Park 4*
–  Hotel Adria 4*
– ose te tjere sipas kerkeses dhe disponibilitetit.

Per te pergatitur sa me mire programin per kompanine tuaj ju lutem na dergoni me e-mail ne [email protected] keto te dhena: 
– Emri i kompanise:
– Fusha e veprimtarise:
– Numri i pjesemarresve:
– Datat e udhetimit:
– Destinacioni i preferuar:
– Netet e qendrit:
– Standartet e hotelit te deshiruar 3, 4, 5 yje:
– Departamenti (nese ka nje departament specifik qe ju deshironi nje trajnim te vecante per ate departament: shitjetet, menaxhimi, burimet njerezore etj):
– Buxheti per kete aktivitet:

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

.

Udhetime Biznesi

Udhetime Biznesi

Udhetime Biznesi

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: