Udhetim ne Stamboll, 3 dite 249€, 4 dite 309€

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Udhetim ne Stamboll, Stamboll me avion

Udhetim ne Stamboll, Stamboll me avion

KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standarti i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standart te mire, na kontaktoni per paketa individuale (jo ne grup)


Datat e nisjeve per programin 3 ditor me Air Albania:
► 17, 22, 23, 24, 29 Shkurt 249€
► 1, 2, 7, 8, 9, 14, 15, 16, 17, 21, 22, 23, 24, 28, 29, 30, 31 Mars 269€
► 4, 5, 6, 7, 11, 12, 13, 14, 18, 19, 20, 21, 25, 26, 27, 28 Prill 269€
► 1, 2, 3, 4, 5, 9 10, 11, 12, 16, 17, 18, 19, 23, 24, 25, 26, 30, 31 Maj 269€

Datat e nisjeve per programin 4 ditor me Air Albania:
08, 14, 28, 29 Mars €309
► 11 Prill €309
►2, 3, 16, 23, 30 Maj €309

Oraret e fluturimit me AirAlbania:
Nisja te Enjteve: Nisja 07:55 – Kthimi 23.10
Nisja te Premteve: Nisja 07:15 – Kthimi 21:50
Nisja te Shtunave: Nisja 07:15 – Kthimi 21:50
Nisja te Dielave: Nisja 07:30 – Kthimi 22:30

Kujdes: Të gjithë klientët që udhëtojnë për në Turqi duhet të kenë pasaportë të vlefshme për 6 muaj duke filluar nga dita e pare e hyrjes ne Stamboll. Kalemi Travel nuk mban asnjë pergjegjësi në rast se nuk ju lejohet të udhëtoni për arsye te ndryshme, si ekspuls, mosplotësimin e kushteve anti covid ose nëse pashaporta juaj është nën 150 ditë e vlefshme. 

Programi 3 ditor:

Hotelet ku do te akomodohen grupet:
Golden Hill Hotel – cmimet e publikuara jane per kete hotel.
Golden Hill Downtown 5* ose Akgun Hotel 5* – Kontaktoni me agjentet per disponibiliten dhe cmimet.

Dita e Parë: Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 1 orë e 30 minuta para nisjes së avionit. Fluturimi për në Stamboll.
Nisja me Shoqëruesin për në Pazarin e Vjetër Kapali Carchi.
Pazari i Vjetër Kapali Carshi është një nga tregjet e mbulura më të mëdha në botë. Ka 61 rrugë të mbuluara dhe mbi 4 mijë dyqane në një zone prej 30.700 m2 dhe që tërheq rreth 250 mijë deri 400 mijë vizitorë në ditë. Hyrja Falas – Qëndimi rreth 2 orë.
Pas vizitës në Pazar, nisja me autobus për në Dolma Bahce. Pallati Dolma Bahce, apo Sarajet Verore të Sulltanit, apo Pallati i Kopshteve të Mbushura është ndërtuar ndërmjet viteve 1843 – 1856 dhe ka kushtuar rreth 35 ton ar e barabartë me rreth1.5 miliard USD. U ndërtua nga Sulltani I 31 I Perandorisë Otomane Abdulmecid I për të kaluar luksin dhe komfortin e asaj kohe që kishin mbretëritë në Europë. Hyrja 10 Euro – Qëndrimi 1 orë.
Pas vizitës, kthimi dhe Sistemimi në Hotel, Sistemimi në Hotel. Fjetje në Hotel.

KUJDES: Mengjesi i dites se pare nuk eshte i perfshire. Nese dikush do te konsumoj mengjesin, kosto per person eshte 7 euro.  Dhomat do merrem mbas ores 12:00. Nese dikush deshiron qe dhomen ta marr sapo te mberrijne, atehere do i duhet te paguaj pagese extra per early check in. 

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisja me Autobus për në Akuarium. Akuariumi i Stambollit është hapur në Prill 2011 dhe është një ndër më të mëdhenjtë në botë për nga vëllimi, shumëllojshmëria e specieve të ujit dhe aktiviteteve. Hyrja 14 Euro – Qëndrimi 2 orë.
Vazhdohet në Top Kapi, Sarajet Dimërore të Sulltanit. Pallati Topkapı në shekujt 15 dhe 16 ka shërbyer si vendbanimi kryesor dhe selia administrative e sulltanëve osmanë. Ndërtimi i urdhëruar nga Sulltan Mehmet Pushtuesi, filloi në 1459, gjashtë vjet pas pushtimit të Kostandinopojës. Topkapı fillimisht u quajt “Pallati i Ri” (Yeni Saray) për ta dalluar atë nga “Pallati i Vjetër” (Eski Saray) në Sheshin Beyazıt. Kompleksi i pallatit përbëhet nga katër oborre kryesore dhe shumë ndërtesa më të vogla. Anëtarët femra të familjes së Sulltanit jetonin në harem dhe zyrtarët kryesorë të shtetit, përfshirë Vezirin e Madh, zhvillonin takime në ndërtesën e Këshillit Perandorak. Hyrja 13 Euro – Qëndrimi 2 orë.
Vazhdon Vizita në Xhaminë Blu. Xhamia Sulltan Ahmet, e njohur gjithashtu si Xhamia Blu, projektuar nga Arkitekt Shqiptar Sinani është xhami e epokës Osmane ndërtuar midis 1609 dhe 1616 gjatë sundimit të Ahmet I. Xhamia Blu kombinon shumë elemente bizantine të Shën Sofisë fqinje me arkitekturën tradicionale islamike dhe konsiderohet të jetë xhamia e fundit e madhe e periudhës klasike. Hyrja Falas – Qëndrimi 30 Minuta
Vazhdon Vizita në Shën Sofi Sofi – Hagia Sofia Hagia Sophia, zyrtarisht Xhamia e Madhe e Hagia Sophia dhe më parë Kisha e Shën Sofisë, është ndërtuar në vitin 537 si katedrale patriarkale e kryeqytetit perandorak të Kostandinopojës, ishte kisha më e madhe e krishterë e Perandorisë Romake Lindore (Perandoria Bizantine) dhe Kisha Ortodokse Lindore, përveç gjatë Perandorisë Latine nga 1204 deri në 1261, kur u bë katedralja katolike romake e qytetit. Në 1453, pas Rënies së Konstandinopojës në Perandorinë Osmane, ajo u shndërrua në një xhami. Në vitin 1935 Republika laike Turke e themeloi atë si një muze. Në vitin 2020, ajo u rihap si xhami. Hyrja Falas – Qëndrimi 30 Minuta
Vazhdon Vizita në Hipodrom. Hipodromi i Kostandinopojës ishte qendra sportive dhe shoqërore e Kostandinopojës, kryeqyteti i Perandorisë Bizantine. Sot është një shesh me emrin Sultanahmet Meydani, me disa fragmente të strukturës origjinale të mbijetuar. Kthimi në Hotel. Në mbrëmje, Nisja për në Kroçiere për Shëtitje në Bosfor gjatë Natës, Darkë me Pije pa limit dhe Shfaqje Tradicionale dhe Moderne Turke. Hyrja 30 Euro – Qëndrimi 3 orë.
Kthimi në HotelFjejte në hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Nisja pë në Eminoy, stacioni i anijeve dhe jahteve për në Bosfor.
Lundrim me anije për 2 orë në Ngushticën e Bosforit në drejtim të Detit të Zi për të vizituar pjesën bregdetare të Stambollit, Evropën dhe Azinë, si dhe për të parë nga anija kalanë e vjetër, Rumelitisa. Hyrja 5 Euro – Qëndrimi 2 orë
Vazhdon udhëtimi drejt Kodrës Camlica. Kodra Çamlıca ndodhet në pjesën aziatike të qytetit në 268 m mbi nivelin e detit dhe ka një pamje panoramike të pjesës jugore të Bosforit dhe grykës së Bririt të Artë. Kodra është një atraksion i njohur për vizitorët. Ka çajtore, kafene dhe një restorant të dizajnuar historik brenda një parku publik me pemë monumentale, kopshte lulesh dhe shatërvane. Hyrja e lirë – Qëndrimi 40 minuta.
Vazhdon udhëtimi për në Qendrën Tregtare Viaport.
Të lirë në Qendrën Tregare.

Transferta për në Aeroport. 
Fluturimi për në Tiranë. 

Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen:
-Bileta e avionit vajtje – ardhje. (Bagazhe të plota ) 
-Akomodimi në hotel në qendër të pjesës Evropiane të Stambollit
-Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet në Stamboll me autobus (sipas programit)
-Shoqërues dhe guidë shqiptare, për të gjithë ditët e qëndrimit
-Transfertat Aeroport – Hotel – Aeroport

Në pagesë nuk përfshihen:
– Gjithshka që nuk është përmendur në këtë Program
– Siguracioni në Udhëtim 
– Hyrjet në Monumente dhe Muzeume

OPSIONALE:

1. Lundrim me anije në Bosfor 1.5 – 2 orë për të parë Europën e dhe Azinë €10.
2. Vizitë në Aquarium (Transferta e perfshire ne cmim) 17 €
3. Kroçiere me Shfaqje dhe Darkë €35, përfshin: Transporti vajtje ardhje nga Hoteli, Shfaqje me Kërcimtarë dhe DJ, Darkë Speciale, Pije jo alkoolike pa kufizim. Zgjat 3 orë.
4. Vizite ne muzeun Panorama 1473 (Transferta e perfshire ne cmim) 15€
5. Vizitë në Cisternën e Bazilikës (Transferta e perfshire ne cmim) 10€

Stamboll me avion

Stamboll me avion

.

Na ndiqni në faqen tonë web dhe në Kalemi Travel Facebook Page për oferta, paketa turistike, udhëtime turistike, udhëtime ditore, udhëtime në vendet më të vecanta, ture në grup, bileta avioni, bileta autobusi, hotele për pushime verore, hotele për pushime dimërore e për shumë shërbime turistike të tjera. 

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: