Viti i Ri në Manastir – Bitola, 3 Ditë, €109

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Viti i Ri në Manastir

Viti i Ri në Manastir me Kalemi Travel and Tours. Festoni ndërrimin e viteve në Manastir, kryeqytetin e alfabetit të gjuhës Shqipe. Manastiri, ose ndryshur i njohur si Bitola, është një qytet i cili ofron pamje dimërore përrallore.

Lugina e Manastirit gjendet e mbuluar nga bora gjatë dimrit duke e kthyer në një atraksion të preferuar gjatë sezonit të fundvitit. Përmes agjensisë turistike Kalemi mund të festoni me familjen dhe miqtë mes natyrës idilike në Manastirir dhe ambjentit miqësor të qytetit.

Dita e Parë: Nisja nga Tirana për në Bitola. Vizitë me autobus dhe Shoqëruesin tonë në Strugë dhe Ohër, ku do të vizitohen monumentet më tërheqëse. Vazhdimi i udhëtimit për në Bitola. Ndalesa gjatë rrugës. Mbrritja në Hotel. Sistemimi në Hotel.
Darkë Speciale Me Muzikë dhe Argëtim në Hotel. Fjetje në Hotel

Dita e Dytë: Mëngjes në Hotel.  
Pasdite Vizitë e shkurtër në Monumentet e qytetit.
Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjes në Hotel. Paradite, të lirë.
Nisja me autobus për në Tiranë. Ndalesë dhe Vizitë në Shën Naum. Vazhdimi i udhëtimit të kthimit. Mbrritja.

Hotel 3* Superior – 2 net €109

Me Shume Detaje: Në pagesë përfshihen:
1. Akomodim në hotel per 2 net qëndrimi;
2. Mëngjeset dhe Drekat për të gjitha netët e qëndrimit;
3. Darka speciale e Vitit të Ri me Muzikë dhe Argëtim më 31 Dhjetor (Pije të papërfshira);
4. Darka speciale e Vitit të Ri me Muzikë dhe Argëtim më 1 Janar (Pije të papërfshira);
Fëmijët deri 2 vjeç, falas.
Fëmijët deri 5 vjeç – pa krevat shtesë. Nëse dëshironi Krevat Shtesë regjistrohet si 5 – 11.9 vjeç.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
Shtesë për Transportin Vajtje Ardhje €30.

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: