Viti i Ri në Vjenë, 31 Dhjetor, 3 Ditë, €349

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Viti i Ri në Vjenë

Udhetim turistik në Vjenë per nderrimin e viteve nga Kalemi Travel: Viti i Ri në Vjene përfshin udhëtime nëpër qendrat kalsike më të rëndësishme të kryeqytetit Austriak. Vjena është vecanërisht e njohur për eventet e saj kulturore, kafenete dhe historinë e fortë të lidhur më kafen, monumentet e shumta e pompoze perandorake, tavernat e rehatshme të verërave, si dhe sharmin e përgjitshëm të qytetit. Agjensia turistike Kalemi Travel ua ofron me krenari Vjenën si destinacion turistëve sidomos gjatë periudhës së nderrimit te viteve apo Dimrit. Më poshtë janë detajet e udhëtimit:

Dita e Parë, 31 Dhjetor 2019: 

Fluturimi Direkt Tiranë – Vjenë. Nisja më 13.20. – Mbrritje në Vjenë më 15.00. Transfertë për në Hotel. Sistemimi në Hotel.
Opsionale: Viti i Ri me zgjdhje opsionale.
Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë, 1 Janar 2020: 

Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Monumentet e Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit. Vazhdon vizita në Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve dhe Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve. Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë, 2 Janar 2020: 

Mëngjesi në Hotel. Transfertë për në aeroportin e Vjenës. Nisja më 11.00. Fluturimi Vjenë – Tiranë. Mbrritja në Tiranë më 12.35.

Me Shume Detaje rreth Paketes Turistike “Viti i Ri në Vjenë”:

Në pagesën përfshihen:

1. Fluturimi direkt Tiranë – Vjenë – Tiranë.
2. Fjetje në Hotel 2 netë në Vjenë.
3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shëtitje dhe Transferta me Autobus.
5. Shoqërues shqiptar gjatë gjithë udhëtimit.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40 x 30 x 20 cm. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Në pagesë nuk janë përfshirë:

1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

OPSIONALE: Darka e Vitit të Ri me zgjdhje opsionale:
– Palais Auersperg
Darkë Gala me Pije të Përfshira dhe Parti me Vallëzim dhe Disko për Vitin e Ri €260

Ju bëjmë me dije se:

  • Për rezervim, mund të paguani 50% të shumës ne momentin e rezervimit, ndërsa pagesen e plotë deri në 2 jave para nisjes. Nese udhetimi eshte brenda dy javeve, pagesa duhet bere e plote.
  • Pagesa e bëre është e pakthyeshme.
  • Agjensia nuk mban përgjegjësi për personat e kthyer nga policia për arsye të ndryshme sic janë mungesë dokumentacioni, espuls, etj.
Dergojani miqve tuaj kete oferte me: