Krishtlindjet ne Vjenë – Budapest – Beograd, 23 Dhjetor, 5 dite, €199

Datat e tjera te nisjeve:
 23 Dhjetor

 

Dita e Parë:
Nisja nga Tirana ne oren 05:00 me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Ndalesë e shkurter në Budva. Vazhdimi i udhetimit për në Herceg Novi, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin kroat. Vazhdimi i udhetimit për në Split. Vizite tek pallati i Dioklicianit dhe sistemimi në Hotel.

Dita e Dytë:
Mëngjesi në Hotel. Ndalesë 2 orë në Zagreb, ku vizitohet Kryeqyteti Kroat me arkitekturen Austro – Hungareze, me monumentet historike të tij si edhe qendra muzeale. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Vazhdimi i udhëtimit për në Vjenë. Mbrritja në Vjenë. Sistemimi në Hotel.

Dita e Tretë:
Mëngjesi në Hotel. Gjatë ditës, vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit, Muzeu Kryesor, Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve, Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve. Nisja për në Budapest. Udhëtimi zgjat 2 orë. Mbrritja në Budapest. Sistemimi në Hotel.

Dita e Katërt:
Mëngjesi ne Hotel. Gjatë ditës, vizitohen monumentet më tërheqëse të Qytetit si: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. Pasdite, nisja për në Beograd. Udhëtimi zgjat rreth 5 orë pa ndalesa. Mbrritja në Beograd. Sistemimi në Hotel.

Dita e Pestë:
Mëngjesi ne Hotel. Paradite Vizitë e shkurtër e Beogradit dhe Nisja për në Tiranë. Ndalesë e shkurtër në Kosove. Mbrritja në Tiranë.

Në cmim përfshihen:

  • Udhetim me autobus komod.
  • Akomodim në hotel.
  • Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
  • Shoqërues shqiptar gjatë udhetimit.

Në pagesë nuk janë përfshirë:

  • Gjithçka që nuk është përmendur në këtë program.
  • Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Shenim:

  • Krevati mund te mos jete dopio, por 2 krevate tek te bashkuar.
  • Personi tek, ne dhome dyshe, paguan 300 Euro.

Femijet:

  • 0-2 vjec jane falas;
  • 2-12 vjec, nese akomodohet ne dhome me 2 te rritur, perfiton  70 Euro zbritje;
  • mbi 12 vjec paguan si i rritur.
  • nese nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udheton me njerin ose asnjerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar.

Rreth Rezervimit:

  • Per rezervim, mund te paguani 50% te shumes tani, ndersa pagesen e plote deri 5 dite para nisjes.
  • Pagesa e bere eshte e pakthyeshme.
  • Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.

Sugjerim:
Nese ngeleni te kenaqur nga sherbimi i shoferit dhe i guides bakshishet per ta jane te mirepritura, por jo te detyruara!

Udhëtime të tjera
Shperndajeni per miqte tuaj duke klikuar "Share":
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial