Barcelone, 11 Mars, 4 dite, €399

Dita e Parë : Nisja me Autobus nga Tirana në Aeroportin e Shkupit. Fluturimi direkt Shkup – Barcelonë. Nisja nga Shkupi në orën 06:05, Mbrritja në Barcelonë në orën 08:50. Vizitë me guide në dispozicion në monumentet kryesore të Barcelonës, si sheshi Espanja dhe Kodra Montjuik ku gjenden Stadiumi Olimpik dhe sheshet olompike, Museu Catalan d’Arts. Do vazhdojmë shëtitjen te Porti i Krociereve ku gjendet Mirador de Colom,statuja e Kristofor Kolombit. Aty do të vizitojmë edhe rrugën tregtare Las Rambas, ku gjendet një prej veprave arkitekturore të Antoni Gaudit, Palau Guell.Transferta në Hotel. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë : Mëngjesi në Hotel. Paradite, do të vizitojmë Parkun e mrekullueshëm Guell, i modeluar nga Antoni Gaudi. Më vonë do të shkojmë për të vizituat Sagrada Familia, bazilikën e jashtëzakonshme të ndërtuar nga Antoni Gaudi,e cila përbën edhe simbolin e qytetit të Barcelonës. Më pas do të bëhet një shetitje përgjat shetitores së famshme Barceloneta përgjatë bregdetit deri tek Marina Olimpike si edhe tek dy Kullat më të larta në këtë moment në qytet si Hotel Arts dhe Mapfre. Në fund të ditës do të shkojmë tek një nga qendrat tregtare të Barcelonës. Kthimi në hotel. Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë Mëngjesi në Hotel. Paraditja e lirë ose opsionale vizitë në Manastirin e mrekullueshëm të Monserrat (pagesë shtesë). Më vonë do të shkojmë tek Parc de la Ciutadella ku gjenden Kështjella e tre dragojve, Monumenti Cascada si dhe Harku i Triumfit.Më vonë do te shkojme tek Torre Agbar dhe  në fund të ditës vizita tek Akuariumi i Barcelonës. Kthimi në hotel. Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt : Mëngjesi në Hotel. Paradite, do të vizitojmë FC Barcelona “Camp Nou” për të vizituar muzeun edhe stadiumin e skuadrës së qytetit. Në vazhdim, do të shëtisim në bulevardin më të bukur të qytetit Passeig de Gracia. Ky është bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjendet Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, Casa Lleo i Morera. Në fund të bulevardit Passeig de Gracia, do të dalim tek sheshi më qëndror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Do futemi në lagjen Gotike të Barcelonës dhe fillimisht do të vizitojmë Pallatin e Muzikës Katalanase, një vepër shumë e bukur e Louis Domenech i Montaner ndërsa më vonë do të shkojmë në sheshin Placita de la Seu ku gjendet Katedralja e Barcelonës e Shën Eulalisë. Pasdite vonë, transferta në Aeroportin e Barcelonës. Fluturimi direkt Barcelonë – Shkup. Nisja nga Barcelona në orën 21.20. Mbrritja në Shkup në orën 23.55. Nisja me autobus nga Shkupi në Tiranë.

 

Me Shume Detaje: Në pagesën 399 Euro përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Shkup – Barcelonë – Shkup.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel për 3 netë.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

 

SHENIM:

Ne cmimin e biletes perfshihet vetem nje cante dore deri ne 10 kg per person, me permasa 55x40x23. (Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).

Ne kete cante, nuk lejohen te merren amballazhime me te medha se 100ml me permbajtje likuide (shampo, kremra, parfume, xhel etj).

Shtesa per bagazh stive deri ne 20 kg eshte 60 – 70 euro per 1 bagazh. Ne bagazhin e stives lejohen lengjet te madhesive te ndryshme.

Ne cmim nuk perfshihet:

  • Hyrja ne Park Guell (brendesi) – rreth 20 euro per person
  • Hyrja ne Sagrada Famiglia (brendesi) – rreth 15 euro per person
  • Pagese ekstra per Hyrjen ne Monteserat – 15 euro per person
  • Transporti me autobus jashte programit
  • Hyrjet ne monumente dhe muzeume
  • Gjithcka qe nuk eshte permendur ne kete program.
  • Sugjerohen qe hyrjet ne muzeume te prenotohen bashke me paketen para nisjes se grupit.

Femijet:

  • 0-1.9 vjec paguajne 125 Euro;
  • 2-11.9 vjec, perfitojne 50 Euro zbritje;
  • 12 e lart vjec paguan si i rritur.
  • nese nuk i ka mbushur 18 vjec, dhe udheton me njerin ose asnjerin nga prinderit, i duhet patjeter prokure e noterizuar.

Rreth Rezervimit:

  • Per rezervim, mund te paguani 50% te shumes tani, ndersa pagesen e plote deri 5 dite para nisjes.
  • Cmimi per te rritur ne dhome teke 530 euro.
  • Pagesa e bere eshte e pakthyeshme.
  • Agjensia nuk mban pergjegjesi per personat e kthyer nga policia per arsye te ndryshme sic jane mungese dokumentacioni, espuls, etj.
Shperndajeni per miqte tuaj duke klikuar "Share":
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial