Udhetim në Barcelonë, 4 dite, 429€

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Oferta ne Barcelonë

KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standarti i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standart te mire, na kontaktoni per paketa individuale (jo ne grup)

►18-21 Prill €429/person
►3-6 Maj €439/person
Itinerari i fluturimeve:
Nisja: Tirane 18:00- 20:50 Barcelone.
Kthimi: Barcelone 21:30 – 00:05 Tirane.
Price Includes
Akomodimi në hotel 3* ose 4*
Bagazhe dore me përmasa deri në 40x30x20cm
Bileta e avionit vajtje – ardhje.
Guida shoqëruese gjatë udhëtimit
Mëngjesi
Transfertat dhe shëtitjet me autobus.

Price Excludes
Dreka dhe darka
Gjithcka e papërmendur me sipër.
Hyrja në Park Guell, Sagrada, Camp Nou, Akuarium
Siguracioni i shëndetit në udhëtim
Taksa lokale për turistët
Udhëtimi për në Montserrat
Day 1: Dita e Parë
Takimi në aeroportin e Tiranës me shoqëruesin në orën 15:00, 3 orë përpara fluturimit. Fluturimi direkt Tiranë – Barcelonë. Nisja në orën 18:00 nga aeroporti i Tiranës. Mbërritja në Barcelonë në orën 20:50, pas mberritjes nisemi drejt hotelit per te kryer akomodimin.
Day 2: Dita e Dytë
Mëngjesi në hotel. Gjatë paradites, do të vizitojmë Parkun Guell dhe më pas do të shkojmë tek Parc de la Ciutadella ku gjenden Kështjella e tre dragojve, Monumenti Cascada si dhe Harku i Triumfit. Do te vazhdojmë vizitën ku do te konsumojmë edhe drekën.

Pas dreke do të shkojmë për të vizituar Akuariumin e Barcelonës dhe pas kësaj vizite do te vazhdojmë drejt Portit te Krociereve ku gjendet Mirador de Colom, statuja e Kristofor Kolombit.

Kthimi në hotel. Sistemim edhe akomodim në hotel. Fjetje në Hotel.

Day 3: Dita e Tretë
Mëngjesi në hotel. Paradite, vizitë në Manastirin e Montserrat.

Mbas vizitës në Montserrat vazhdojmë drejt stadiumi i Camp Nou Barcelona për të vizituar muzeun edhe stadiumin e skuadrës së qytetit.Në fund do të shkojmë për të vizituar Bazilikën e mrekullueshme Sagrada Famiglia. Kthim në hotel. Sistemim edhe akomodim në hotel. Fjetje në Hotel.

Shenim: Vizita ne Montserrat eshte opsionale me pagese extra. Per personat qe nuk do e zgjdhin si opsionale do te kene qendrim te lire ne barcelone dhe do te takohen me guiden individualisht ne piken e radhes (Stadiumi i Camp Nou Barcelona).
Day 4: Dita e Katërt
Mëngjesi në hotel. Nisim udhëtimin drejt kodrës Montjuik ku gjendet Muzeu Kombëtar i Artit Katalan.

Vazhdojmë vizitat në qytetin e vjetër të Barcelonës duke lëvizur në këmbë dhe do shohim Pallatin e Muzikës Katalanase në afërsi të këtij sheshi. Do të vizitojmë Katedralen e Shën Eulalisë, Urën e Peshkopëve, Sheshin San Jaume, si dhe lagjen gotike të Barcelonës. Shëtitje në bulevardin Passeig de Gracia, bulevardi me markat më të mira në qytet si dhe vendi ku gjenden Vilat me arkitekturën më të veçantë në qytet si Casa Mila, Majestic hotel, Casa Batllo, Casa Amatller, dhe sheshi qendror i qytetit, Plaça Catalunya, vendi ku gjendet statuja e Cesk Macia. Do të vizitojmë , Bulevardin Las Ramblas si dhe një prej veprave arkitekturore të Antoni Gaudit, Palau Guell si dhe sheshi i mrekullueshëm Reial.
Transfera për në Aeroportin e Barcelonës do të jetë në orën 18:30. Fluturimi direkt Barcelonë – Tiranë. Nisja nga Barcelona në orën 21:30. Mbërritja në Tiranë në orën 00:05. Ketu përfundon shërbimi ynë.

Në pagesë përfshihen:

1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Barcelonë – Tiranë.
2. Transfertat dhe Shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel.
4. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një çantë me përmasa deri në 40 x 20x 25 cm. 
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
 
OPSIONALET E TURIT 
Vetëm Udhëtimi për në Montserrat kushton 15 euro.
Bileta per Te hyre Ne Manastirin e Montserrat kushton  21 euro.
Bileta per Familjen Sagrada kushton 40 euro.
Bileta per te vizituar Parkun Guell kushton 11 euro.
Bileta per te vizituar  Stadiumin Camp Nou * eshte me kerkes dhe vlera varet nga dita qe deshironi te rezervoni. Biletat e Stadiumit behen gjithmon ne sportel me asistencen e guides. 
Kujdes:
Te gjitha rezervimet per Biletat e Hyrjeve behen paraprakisht ne momentin e rezervimit te turit.
 
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.

Udhetim ne Barcelone

Na ndiqni në faqen tonë web dhe në Kalemi Travel Facebook Page për oferta, paketa turistike, udhëtime turistike, udhëtime ditore, udhëtime në vendet më të vecanta, ture në grup, bileta avioni, bileta autobusi, hotele për pushime verore, hotele për pushime dimërore e për shumë shërbime turistike të tjera. 

Oferta ne Barcelonë

Oferta ne Barcelonë

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: