Cfare te vizitosh ne Budapest?

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Joana, nje prej konsulenteve te Kalemi Travel, tregon eksperiencen e saj ne Budapest duke e shoqeruar dhe me foto te bukura:

Hi, unë jam Joana, konsulentja jote e udhëtimeve dhe ditën e sotme do ju tregoj disa ‘sekrete’ si të bëni udhëtimin tuaj në Budapest sa më të këndshëm!

Pse zgjodha Budapestin?
•Fluturimi ekonomik
•Atraksione interesante
•Party, party, party🥳

Dita e parë :
U akomodova në zonën e Pest-it, ku është zona më e rekomandueshme pasi ka larmishmëri restorantesh & lokalesh.
Mbërrita në mbrëmje ndaj direkt vizitova një nga ruin bar më të njohur të qytetit @szimplakert. Këto vende kanë qënë të braktisura, por sot janë shndërruar në lokale të famshme që janë një “must” për tu vizituar.

Dita e dytë :
Këtu nisi edhe turi i vërtet 😅
E nisëm me shëtitjen në këmbë pranë lumit Danub.
Çfarë nuk duhet të lini pa vizituar:
•St. Stephen’s Basilica dhe prane saj mund provoni dhe një akullore formë trendafili në Gelato Rosa. E shijshmeeee 🍦
•Parlamenti i Budapestit, dalin foto shumë të bukura edhe perballë saj nga ana tjetër e qytetit:)
•Fisherman’s Bastion
•Buda Castle
Ndërsa mbrëmjen e mbyllëm me një darkë në anije përgjatë Danub-it që e kishim rezervuar paraprakishit nga Tirana

Dita e tretë :
Një ditë e rezervuar vetëm për vende që janë shumë të vecanta dhe jo pikat e zakonshme turistike.
1. Për 3.67 euro vizitova librarine publike.
2. Këpucet në Danube që mbartnin një histori dritheruese.
3. Ushqim tradicional nëpër rrugë që kurrsesi smund ta humbja: Langot (petullat e mëdha hungareze me djathë dhe me shije të ndryshme) apo ëmbëlsirën e famshme trdelnik.
Pjesa tjeter e ditës në një nga vendet më të bukura: banjat termale të Budapestit. (Biletat ju sugjeroj ti prisni nga Tirana nëse nuk dëshironi të prisni me orë të tëra në radhë😋)
Mbrëmja te @instant.fogas.budapest (ju lajmërova që një nga arsyet jane party-t🥳)

Dita e katert:
Mëngjes @newyork_cafe_budapest , nje nga vendet më të bukura për kafen e mëngjesit & fotot për insta 😛 Pritja ne rradhe ja vlente.
Perëndimin e diellit rezervova me pare tek Duchess Bar, një nga rooftopet më të famshëm në qytet.
Kam lënë ende shumë vende të tjera pa i parë dhe padyshim do e vizitoj sërish !
Për më shumë sugjerime për Budapestin , ju mirëpresim në zyrë!

Kontaktoni me konsuletet e turizmit prane Kalemi Travel per te marre paketen tuaj te personalizuar per Budapest. Te gjitha hotelet mund t’i rezervoni edhe online ne www.hobi.al

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: