Në Cappadocia të Turqisë si në përrallat e 1001 netëve!

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Me miliona vjet vullkanet e kanë bërë punën e tyre në Anadolli, njëri nga vendet e para të civilizimit botëror. Mijëra vjet pas saj ishin erozioni, uji, shiu dhe era që krijuan peisazhin përrallor të Kapadokisë, i cili tërheq turistë nga e gjithë bota.
I gjithë rajoni është i mbuluar me struktura guri, të njohura si oxhaqe magjikë (Fairy Chimneys), të cilat janë për shkak të butësisë së materialit apo hirit vullkanik, nga i cili banorët ndërtojnë banesa, strehimore etj.
Për këto arsye Kapadokia qëndron sipër dhjetëra qyteteve nëntokësore që arrijnë deri në 10 kate nën tokë. Numri i sakte i tyre nuk dihet, por janë zbuluar 36. Më të rëndësishëm janë Kaymakli dhe Derinkuye që arrijnë 55 metra thellësi.Nëse nuk je klaustrofobik, mund t`i eksplorosh edhe qytetet nëntokësore

Për shkak të strukturës së saj, shumë hotele janë të vendosura brenda formacioneve të gurit, dhomat janë si në ambiente shpelle dhe me çmime shumë të lira mund të ndjehesh si në përrallat e 1001 netëve.

Përveç vizitave në ambientin e mbushur me befasi nga më të ndryshmet nga trashëgimia historike, turistët i tërheq shumë edhe fluturimi me balona. Çdo mëngjes, në ora 5, qindra balona ngrihen në ajër dhe krijojnë pamjen që nuk mund ta harrosh deri në fund të jetës. Fluturimi një orësh, deri në daljen e diellit, kushton rreth 160 euro, jo shumë e vogël, por mund të mbetesh pa vend nëse nuk e rezervon me kohë, sepse interesimi është shumë i madh.Për ta përjetuar këtë fluturim, duhet ta mposhtim ndjenjën e frikës. Balonat nganjëherë arrijnë edhe në lartësi 1000 metra.
Oferten tone per paketa turistike ne kete vend duke filluar nga 299 euro/person e gjeni ne linkun: https://kalemi.com/udhetime/cappadocia/
Dergojani miqve tuaj kete oferte me: