Grupi Kalemi

Grupi Kalemi Travel perbehet nga disa biznese te suksesshme qe operojne ne Republiken e Shqiperise!

 

Historia e Kalemi Travel!

Aktiviteti i Kalemi Travel ka fillur ne Gjirokaster ne 1995 me hapjen e Kalemi Hotel. Ne vitin 2009, Kalemi Travel hap seline si agjensi turistike ne Tirane. Duke pare qe tregu i udhetimeve ishte fokusuar vetem ne nje shtrese te caktuar njerezesish, Kalemi Travel hyri ne treg me udhetimet “low cost” duke ofruar udhetime te lira qe mund te perballoheshin nga te gjitha shtresat. Menjehere, u be agjensia me e njohur ne tregun shqiptar. Udhetimet low cost, u huazuan shume shpejt nga te gjitha agjensite e tjera ne Shqiperi.
Ne vitin 2013, pasi nga nje studim i bere u konstatua se shqiptaret kishin marre informacionin e nevojshme per te udhetuar edhe pa shoqerues, Kalemi Travel prezantoi per tregun shqiptar nje produkt te ri, te panjohur me pare nga agjensite turistike. Produkti u quajt “udhetime individuale” qe konstaton ne nje pakete qe perfshin vetem bilete avioni + hotel. Kjo pakete, shume shpejt u huazua edhe nga agjensite e tjera ne Shqiperi dhe u quajt me emra te perngjashem si pakete individuale, pakete avion + hotel etj. Kalemi Travel, vazhdoi permiresimin e ketij produkte duke shtuar ne te transfertat aeroport-hotel-aeroport, guida vendase, bileta per muzeumet dhe atraksionet e tjera etj. Agjentet tane profesioniste ofrojne per klientet e tyre nje program te plote.
Po ne te njejtin vit, Kalemi Travel prezanton “Udhetime ne Destinacione te Vecanta”, qe konsiston ne udhetime ne destinacione te largeta si Tajlanda, Bali, Kuba, Maldives, Republika Domenikane, Jamaica etj. Keto destinacione ofroheshin edhe me pare ne tregun shqiptar, por Kalemi Travel i risolli me cmime me te perballueshme per te gjitha shtresat.
Ne vitin 2016, ne bashkepunim me operatore te huaj nderkombetare, Kalemi Travel krijon nje platforme per rezervime hotelesh ne gjithe boten qe sherben vetem per agjensite e udhetimit, b2b.kalemitravel.com. Kjo platforme i jep mundesi agjenteve te rezervojne hotele ne cdo skaj te globit per klientet e tyre, vetem me nje click. Gjate vitit 2017, kjo platforme u mireprit edhe nga agjensite ne rajon dhe ne bote.
Ne vitin 2017, Kalemi Travel licensohet nga Ministria e Turizmit si “Operator Turistik” duke plotesuar te gjitha standartet e kerkuara. Pra, tashme nuk jemi me thjshte agjensi turizmi.
Po ne te njejtin vit, Kalemi Travel krijon nje departament i ri, Kalemi Luxury Collection, i specializuar vetem per udhetime ne destinacione te vecanta dhe udhetime luksoze.
Ne Shtator te vitit 2017, Kalemi Travel vleresohet nga World Travel Awards, nje konkurs nderkombetar qe vlereson industrine e turizmit ne mbare boten, si agjensia me e mire ne Shqiperi, duke lene pas mbi 700 agjensi qe operojne ne Republiken e Shqiperise.
Historia jone e suksesit vazhdon…
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial