Napoli, Sorrento, Salerno, Capri, 4 Ditë, €349

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Oferta Napoli Amalfi Capri

KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standarti i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standart te mire, na kontaktoni per paketa individuale (jo ne grup)

Per te njejtin program, por me qendrim me te gjate per plazh, klikoni KETU!


Datat e nisjeve per Bari:
► 11, 17, 25, 30 Maj 349€
► 6, 13 Qershor 369€
► 21, 27 Qershor 379€
► 4 Korrik 399€

Datat e nisjeve per Napoli:
► 20 Korrik 419€
► 27 Korrik 439€
► 3, 10 Gusht 449€
► 17, 24 Gusht 439€
► 31 Gusht 419€
► 7, 14 Shtator 399€

Programi:

Dita e Parë: 
–Fluturimi nga Tirana për në Napoli. Nisja në orën 10.30. Mbrritja në Napoli në orën 11.50. Transferta për në Hotel.
–Fluturimi nga Tirana për në Bari. Nisja në orën 11.10. Mbrritja në Bari në orën 12.15. Transferta për në Napoli. Udhëtimi zgjat rreth 3 orë pa ndalesa.
Sistemimi në Hotel. Shëtitje panoramike në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: Duomo, Pallati Mbretëror, Sheshi Plebiscito, Teatri San Carlo, Castel Nuovo,etj. Mbrritja në Napoli. Fjetje në Hotel.

Dita e DytëMëngjesi në Hotel. Transferta për në port. Nisja me traget për në Ishullin Kapri. Shëtitje panoramike në Ishull, ku vizitohen: Vila Jovis, Kisha Santa Maria, Fari, Vila San Mikele, Kisha e San Michele Arcangelo. Kthimi me traget në Sorrento. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Shëtitje në Këmbë në Sorrento, ku vizitohen: Porti, Katedralja, Manastiri St Frencis, Bazilika Sant Antonio etj.
OPSIONALE:
Nisja për në Positano me Anije. Mbrritja sipër Positanos. Shëtitje në Positano, ku vizitohen: Kisha Santa Maria Assunta dhe Porti.
Nisja per ne Amalfi me Anije. Shëtitje në këmbë në Amalfi, ku vizitohen: Katedralja, Muzeu i Letrës, Chiostro del Paradiso, etj.
Nisja për në Salerno me Anije. Mbrritja në Salerno.
Shëtitje panoramike në monumentet kryesore të qytetit, ku vizitohen: Kështjella Arecchi, Katedralja Salernos, Kopshtet Minerva, Katedralja Salernos, Shëtitorja, etj. 
Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel.
–Transferta për në Aeroportin e Napolit. Fluturimi Napoli – Tiranë. Nisja nga Napoli në orën 12.25. Mbrritja në Tiranë në orën 13.40
–Transferta për në Aeroportin e Barit. Fluturimi Barii – Tiranë. Nisja nga Bari në orën 23.50. Mbrritja në Tiranë në orën 00.45

 
Në pagesë përfshihen:
1. Fluturimi me avion Tiranë – Napoli – Tiranë ose Tiranë – Bari – Tiranë
1. Udhëtimi me traget  Sorrento – Kapri.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në Hotel, 1 natë në Salerno, 1 natë në Sorrento dhe 1 natë në Napoli
4. Mëngjeset në Hotele.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.
6. Lejohet të merret me vete në avion vetëm një bagazh me përmasa deri në 40x30x20 cm.
(Kujdes – Mbi këto përmasa dhe Bagazh për checkin ka shpenzime ekstra).
 
Shënim: Për shkak të ndalimit të Autobusëve për kalim në bregdetin e Amalfit, Udhëtime dhe Shëtitjet në Positano dhe Amalfi do bëhen vetëm me Anije,
Sorrento – Positano
Positano- Amalfi
Amalfi – Salerno
Ky udhëtim me 3 Anije kushton €50.
Personat që nuk zgjedhin këtë udhëtim do kalojnë me Autobus direkt nga Sorrento në Salerno, nga Autostrada. Dhe do jenë të lirë për Plazh në Salerno.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
 
Kujdes:
1. Oraret e nisjes dhe mbrritjes mund të ndryshojnë nga Kompania Ajrore, por në çdo rast programi do zbatohet i plotë me korigjime dhe spostimet e nevojshme.
2. Në Program janë parashikuar në detaje Udhëtimet dhe Ndalesat. Por nëse do ketë vonesa në trafik apo vonesa të shkaktuara nga qëndrimi i gjatë në një ndalesë, mund të mos bëhen të gjithë ndalesat. Shoferi Autobusit ka ndalesë ligjore në orarin e punës.
3. Ky program është Ekonomik. Hotelet mund të mos jenë në qendër. Informohuni paraprakisht për emrat e Hoteleve gjatë turit. Ne si Operator përpiqemi që Hotelet të zgjidhen sa më të përshtatshëm.
4. Në Program ka dhe Udhëtim me Anije. Nëse Kushtet e Motit nuk e lejojnë, mund te mos realizohet dhe nuk ka kthim pagesash.
Oferta Napoli Amalfi Capri
Oferta Napoli Amalfi Capri
Dergojani miqve tuaj kete oferte me: