Pekin dhe Shanghai, 15 Tetor, 8 Ditë €1399

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Datat e nisjes:

20 Shtator 2024  – €1399

22 Nentor 2024  – €1399

Dita e Parë. Fluturimi Tiranë – Shanghai nëpërmjet Zyrihut. Nisja nga Tirana në orën 09.40, Mbrritja në Zyrih në orën 11.45. Nisja nga Zyrihu në orën 13.10.

Dita e Dytë. Mbrritja në Shanghai në orën 08.25. Pritja në Aeroportin e Shanghait. Nisja për në Hangzhou, ku vzitohet qyteti dhe Liqeni Perëndimor, West Lake. Lundrim me Kroçiere në liqen. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë. Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Shanghai, ku viizitohet qyteti: Kulla Perla Orientale e Radios dhe televizionit dhe lundrohet me Kroçiere në lumin Huangpu. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt. Mëngjesi ne Hotel. Transfertë me Autobus për në Stacionin e Trenit dhe Udhëtimi me Tren Ekspres për në Pekin. Udhëtimi zgjat rreth 5 orë. Transferta në Hotel në Pekin. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Pestë. Mëngjesi ne Hotel. Vizitë në Sheshin Tien’anmen, në Qytetin e Ndaluar Gu Gong dhe Pallati Veror, Yi He Yung. Fjetje në Hotel.

Dita e Gjashtë. Mëngjesi ne hotel. Nisja për të vizituar Murin e Madh Kinez në Mutianyu. Vizitë dhe ngjitje me Cable Car në Murin e Famshëm. Kthimi në Hotel. Fjetje në Hotel.

Dita e Shtatë. Mëngjesi në Hotel. Vizitë në Stadiumin Kombëtar Birds Nest dhe Qendrën Ujore Kombëtare në Parkun Olimpik. Darkë Speciale në një Restorant Tradicional Kinez. Fjetje në Hotel.

Dita e Tetë. Mëngjesi në Hotel. Transferimi për në Aeroportin e Pekinit. Nisja nga Pekini në orën 11.20. Mbrritja në Frankfurt në orën 17.30. Nisja nga Frankfurti në orën 20.30, Mbrritja në Tiranë në orën 22.40.

Në pagesë përfshihen:
-Bileta e avionit vajtje – ardhje Tiranë – Shanghai nëpërmjet Zyrihu dhe Pekin – Tiranë nëpërmjet Frankfurtit.
-Bagazhe te plota.
-Akomodimi në hotele.
-Mëngjeset për të gjithë ditët e qëndrimit.
-Shëtitjet me autobus (sipas programit)
-Viza e Hyrjes në Kinë.
-Shoqërues dhe guidë shqiptare, dhe Guidë Kineze për të gjithë ditët e qëndrimit
-Hyrjet sipas programit në Monumentet në Pekin: Muri i Madh, Cable Car, Qyteti Ndaluar, Pallati Veror, Në Hangzhou: Lundrimi me Kroçiere në Liqenin Perëndimor dhe Shanghai: Lundirmi me Kroçiere ne Lumin Huangpu dhe Kulla e Radios dhe TV.
-Darkë në një Restorant Kinez.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Programet Opsionale.
3. Bakshishet për Shoferin e autobusit dhe Guidën në Kinë.

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: