Riviera Shqiptare – 6 dite €320

Ne se deshironi te beni pushimet tuaja ne shqiperi, ne vendet me te bukura te jugut, atehere behuni pjese e turit 6 Ditor. Adrenaline, Vende mahnitese, Xhiro me Skaf, Hedhje me Parashute, Xhiro me Anije, Zhytje, Parasailing, Flyeboard e shume e shume emocione te bukura.

Zgjedhur si turi me i mire per Vitin 2015 Nga Revista Travel Magazine
Sugjeruar si Mundesia me e mire per te bere pushime nga 99.5% e Pjesemarresve te vitit 2015.

Datat:

  • 06 – 11 Gusht 2017
  • 13 – 18 Gusht 2017 ( 6 vende te lira )
  • 20 – 25 Gusht 2017 ( 4 vende te lira )
  • 27 Gusht – 01 Shtator 2017 ( 6 vende te lira )
  • 03 – 08 Shtator 2017 ( 5 vende te lira )
  • 10 – 15 Shtator 2017 ( 10 vende te lira )

Programi:

Dita 1
8:30 Nisja behet nga Tirana
Ndalese per kafe dhe pushim gjate rruges
Mberritja dhe akomodimi ne Vlore
Udhetim me Skaf ne brendesi te Karburunit, ku do mund te shihni: Shpellen e Haxhi Alise, Gjirin e Shen Janit
Plazh ne plazhin e Shen Vasilit
Kthimi me Skaf per ne Vlore
Darka ne hotel
Welcome Party pas darkes

Dita 2
Mengjesi ne Hotel
Mberritja ne Dhermi, akomodimi dhe nisja me Skaf nga Dhermiu ne Drimadhes – Palase – Gjiri i Shen Andreas –Gjiri i Grames/Opsionale – kush deshiron mund te zgjedhe te provoje hedhjen me parashute nga Mali i Llogarase, duke mos bere xhiron me Skaf per ne Gjirin e Grames.
Kohe e lire/Plazh
Darka ne Dhermi
Zjarr Buze Detit, vere, dhe plot Miqesi

Dita 3
Mengjesi ne hotel
Vizite me skaf tek Shpella e Pirateve dhe ne Gjipe – plazh ne Gjipe/ Opsionale – kush deshiron mund te zgjedhe te provoje ndjesine fantastike te Scuba Diving ne Jale duke mos bere plazhin e Gjipe-se.  Pas Scuba Diving kohen e lire mund ta kaloje ne plazhin e Dhermiut.
Kohe e lire
Konsumohet darka
Aktivitete me grupin (lojra, Animacione, Zjarr, Mafja, Tarakos)

Dita 4
Mengjesi ne hotel
Nisja per ne Sarande, ndalese ne Jal per plazh
Vizite tek Kalaja e Himares
Kohe per dreke ne Plazhin e Llamanit
Vizite tek Kalaja e Ali Pashes ne Porto Palermo
Mberritja ne Sarande dhe akomodimi ne hotel ne qender te qytetit
Kohe e lire dhe darka ne nje nga restorantet buze detit

Dita 5
Mengjesi ne hotel
Nisja me Skaf per ne gjirin e Kakomese dhe plazhin e mrekullueshem te Krorezit
Kohe e lire dhe plazh ne Kakome dhe Krorez/ Opsionale – Kush deshiron mund te provoje adrenalinen e forte qe te jep Paragliding ne vend te xhiros me Skaf ne Kakome dhe Krorez.
Khimi ne hotel, kohe per pushim
Darka ne restorant buze detit

Dita 6
Mengjesi ne hotel
Vizite ne Ksamil dhe ne Butrint
Kohe e lire per pushim ne Ksamil
Opsionale – Kush deshiron mund te provoje adrenalinen e forte qe te jep Paragliding ne vend te xhiros me Skaf ne Kakome dhe Krorez. Transportin per tek vendi i hedhjes e mundeson Klubi.*
Kohe e lire per pushim ne Ksamil. Vizite tek Syri i Kalter
Ndalese per kafe dhe pushim gjate rruges
Kthimi ne Tirane

Cmimi per kete Aktivitet eshte 320 Euro per person.

Te perfshira ne Cmim jane:

Transporti gjate te gjithe udhetimit me furgon komod (Sprinter)
5 Nete Hotel
5 Mengjese
5 Darka
Xhiro me Skaf ne Karaburun
Shetitja me Skaf (Dhermi – Shpella e Pirateve – Gjipe – Jal)
Shetitja me Skaf (Dhermi – Perivolos – Drimadhes – Palas – Gjiri Sh.Andreas – Gjiri i Grames)
Shetitja me Skaf (Sarande – Kakome – Krorez – Kakome -Sarande)
Guide shoqeruese gjate te gjithe udhetimit
Foto gjate aktivitetit
Bileta e hyrjes tek Kalaja e Ali Pashes.

*Opsionale:
Hedhje me Parashute nga Mali i Llogarase +50 euro
Scuba Diving ne Jale +20 euro
Paragliding ne Sarande +25 euro
Flyeboard + 30 euro

Femijet deri ne 10 vjec paguajne gjysem cmimi. Mbi 10 vjec pagese te plote.

Shperndajeni per miqte tuaj duke klikuar "Share":
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial