Udhetim ne Varshave dhe Krakow, 4 dite, 399€

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Oferta ne Varshave Krakow Poloni

 

Datat e nisjeve: 
► 1 Maj 399€

Programi: 

Dita e Parë: Udhëtimi me avion Tiranë – Varshavë. Nisja 0ra 15.10. Mbrritja në 17.20. Transferimi me autobus për në Qytet. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë panoramike e Varshavës: Qyteti i Vjetër, i ndërtuar pas Luftës Dytë Botërore, Barbican, Katedralja e St. John, kisha më e vjetër dhe më e shquar, ku janë bërë festimet e shpalljes së Kushtetutës së Polonisë (Kushtetuta e parë në Europë dhe e dyta në botë), Muzeu Historik i Varshavës dhe Monumente të tjera. Pasdite vazhdon vizita ne Varshavë: Rruga Mbretërore me Rezidenca Aristokratike dhe Statuja, Komplexi Pallat dhe Park i Willanow, që ka shërbyer si Rezidencë verore për Mbretin Jan III Sobieski. Fjetje në Hotel. 

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Czestochowa. Udhëtimi zgjat 3 orë. Vizitë e Kompleksit te Pelegrinazhit të Czestochowa: Jasna Gora dhe Black Madona. Vazhdim i Udhëtimit për në Auschwitz. Udhëtimi zgjat 2 orë. Vizitë në Ish Kampin Nazist të Përqëndrimit Auschwitz. Vazhdon udhëtimi për në Krakow. Udhëtimi zgjat rreth 1.5 orë. Vizitë panoramike e qytetit të Krakowit: Kështjella Wawel, Ish Rezidencë e Mbretërve, Sheshi i Vjetër i Tregut, Kisha e St. Mary. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Hotel. Paradite Vizitë në Minierën e Kripës në Wieliczka. Transferimi për në Aeroportin e Krakov. Fluturimi me avion Krakov – Tiranë. Nisja më 21.30 dhe Mbrritja në Tiranë më 23.25.

 
Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me avion Tiranë – Varshavë dhe Krakov – Tiranë.
2. Transfertat dhe shëtitjet me autobus.
3. Akomodim në hotel per 3 net qëndrimi.
4. Mëngjeset në Hotel sipas programit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.
 
OPSIONALE 

Hyrje ne Memorialin dhe Muzeun e Auschwitz dhe Birkenau ( 26 €/person )

Hyrje ne Minieren e Kripes Wieliczka ( 31 €/person)
 
Kujdes:
Të gjitha rezervimet për Biletat e Hyrjeve bëhen paraprakisht në momentin e rezervimit të turit.
 
Oferta ne Varshave Krakow Poloni
 
Oferta ne Varshave Krakow Poloni
Dergojani miqve tuaj kete oferte me: