Krociere ne Santorini, Mykonos, Krete dhe Kusadasi, 10 Shtator, 6 dite 459€

Nisje nga Athina gjate gjithe sezonit.
Kontaktoni me agjentet tane per detajet dhe cmimet per paketa 3, 4 dhe 7 ditore.

Datat e nisjeve me transport te pershire:
10 Shtator – Cmimi 459€ – 6 dite (Lexoni programin me poshte)

Programi 5 ditor: 

Dita e Parë: Nisja nga Tirana në oren 13.00 tek Korpusi dhe udhëtimi me autobuz komod për në Athinë. Pushime të shkurtra gjatë rrugës.
Krocera “Ikonat e Egjeut” është mënyra më e mirë për të njohur Mesdheun. Duke udhëtuar në të gjitha destinacionet klasike, në qytetet e lashta dhe portet legjendare me te preferuara gjate viteve, ky udhetim ju le me mbresa te paharrueshme.

Dita e Dytë: Mbrritja në Athinë. Transferimi në Port. Imbarkimi në Kroçieren Celestyal Nefeli. Drekë në Kroçiere. Ndalesa e pare do te jete në Ishullin Mykonos në orën 18.00. Mykonos është një ishull i bukur, i famshëm për rrethinat e tij, plazhet, mullinjtë e erës emblematikë dhe flladin e detit.
Shëtitje Opsionale në Mykonos. Qëndrimi në Ishull deri në 23.00. Darka në Kroçiere.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Kroçiere. Zbritja në Kusadasi të Turqisë në orën 7.00. Rajoni është bërë një qendër artistike dhe kulturore që nga vitet e para të historisë, dhe ka qenë e kolonizuar nga shumë qytetërime që nga themelimi i vendbanimit të parë në 3000 para Krishtit. Sot Kusadasi është një nga vendpushimet më të mira të bregdetit Egje ne Turqi. Ekskursion dhe Vizitë në Efes. Nisja në orën 12.00. Drekë në Kroçiere.
Zbritja në Ishullin e Patmos në orën 16.00. Shëtitje Opsionale në Manastir. Nisja në orën 21.00. Darka në Kroçiere.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Kroçiere. Zbritja në Heraklion, Kretë në orë 07.00. Heraklion është një port i lashtë venecian dhe kryeqyteti i Kretës. Ishulli më i madh dhe një parajsë plot me plazhe te izoluara, shtigje ideale për ecje, lumenj dhe mrekulli arkeologjike. Shëtitje Opsionale ne Monumentet Kryesore të Qytetit. Nisja në orën 11.30. Drekë në Kroçiere. Zbritja në Santorini në orën 16.30 ku sipas deshires tuaj mund te ngjiteni ne qendren e Ishullit, Fira ose me ashensor ose me mushkat nepermjet 588 shkalleve te gjarperuara.
Nisja në orën 21.00. Darka në Kroçiere.

Dita e Pestë: Mëngjesi në Kroçiere. Zbritja në Port. Nisja për në Shqipëri. Gjatë rrugës ndalesa të shkurtra. Mbrritja në Shqipëri.

Me Shume Detaje:

Çmimi për person të Rritur në Kabinë Dyshe.

Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me autobus.
2. Akomodim në Kroçieren Nefeli për 4 ditë Lundrim, 3 netë fjetje.
3. Mëgjeset, Drekat dhe Darkat në Kroçiere.
4. Pije Akoolike dhe Jo Alkoolike pa limit.
5. Shfaqje, Karaoke, Hyrja në Disko, Sauna dhe aktivitete të ndryshme në Kroçiere.
6. Ekskursion dhe Vizitë në Efes gjatë zbritjes në Kushadasi.
7. Taksat Portuale.
8. Bakshishet.
8. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në Monumentet dhe Muzeumet.
3. Në zbritjet në porte, transfertat me autobus ose teleferik nga Porti në qytet atje ku është e nevojshme pas Zbritjes nga Kroçierja dhe Shëtitjet Opsionale në Vendet e Zbritjes.

Shënim:
Minimumi i Grupit për Transportin Vajtje ardhje nga Tirana është 15 persona.
Minimumi i Grupit për Shoqërues Shqiptar është 20 persona.

 

Programi 6 ditor: 

Dita e Parë. Nisja nga Tirana në oren 14.00 dhe udhëtimi me autobus për në Athinë. Pushime të shkurtra gjatë rrugës.

Dita e Dytë: Imbarkimi në Kroçieren Celestyal Olympia. Drekë në Kroçiere. Zbritja në Ishullin e Mykonos në orën 18.00. Shëtitje Opsionale në Mykonos. Qëndrimi në Ishull deri në 23.00. Darka në Kroçiere.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Kroçiere. Zbritja në Kusadasi të Turqisë në orën 7.00. Ekskursion dhe Vizitë në Efes. Nisja në orën 12.00. Drekë në Kroçiere. Zbritja në Ishullin e Patmos në orën 16.00. Shëtitje Opsionale në Manastir. Nisja në orën 21.00. Darka në Kroçiere.

Dita e Katërt: Mëngjesi në Kroçiere. Zbritja në Rhodos në orën 07.00. Shëtitje Opsionale ne Monumentet Kryesore të Qytetit. Drekë në Kroçiere. Nisja në orën 18.00. Darka në Kroçiere.

Dita e Pestë: Mëngjesi në Kroçiere. Zbritja në Heraklion, Kretë në orën 07.00. Shëtitje Opsionale ne Monumentet Kryesore të Qytetit. Nisja në orën 11.30. Drekë në Kroçiere. Zbritja në Santorini në orën 16.30. Shëtitje Opsionale në fshatin Oia. Nisja në orën 21.00. Darka në Kroçiere.

Dita e Gjashtë: Mëngjesi në Kroçiere. Zbritja në Port në orën 06.00. Nisja për në Shqipëri. Gjatë rrugës ndalesa të shkurtra. Mbrritja në Shqipëri.

Me Shume Detaje: Çmimi për person të Rritur në Kabinë Dyshe.
Në pagesë përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje me autobus.
2. Akomodim në Kroçieren Celestyal për 5 ditë Lundrim, 4 netë fjetje.
3. Mëgjeset, Drekat dhe Darkat në Kroçiere.
4. Pije Akoolike dhe Jo Alkoolike pa limit.
5. Shfaqje, Karaoke, Hyrja në Disko, Sauna dhe aktivitete të ndryshme në Kroçiere.
6. Ekskursion dhe Vizitë në Efes gjatë zbritjes në Kushadasi.
7. Taksat Portuale.
8. Bakshishet.
8. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në Monumentet dhe Muzeumet.
3. Në zbritjet në porte, transfertat me autobus ose teleferik nga Porti në qytet atje ku është e nevojshme pas Zbritjes nga Kroçierja dhe Shëtitjet Opsionale në Vendet e Zbritjes.Shënim:
Minimumi i Grupit për Transportin Vajtje ardhje nga Tirana është 15 persona.
Minimumi i Grupit për Shoqërues Shqiptar është 20 persona.

 

 

Shperndajeni per miqte tuaj duke klikuar "Share":
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial