Udhëtim ne Cappadocia, 12 Mars, 4 dite, €389

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Udhetim ne Cappadocia

Udhëtim ne Cappadocia, 4 dite

KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standarti i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standart te mire, na kontaktoni per paketa individuale (jo ne grup)

Dita e Parë: 
Paraqitja në Aeroportin e Rinasit duhet të bëhet 2 orë para nisjes së avionit.Fluturimi për në Stamboll.Nisja në 02:20. Mbrritja në Stamboll në 06:10.Fluturimi për në Kayseri. Nisja në 08:15 Mbrritja në Kayseri në 09:35. në Luginën Devrent, e quajtur ndryshe dhe Lugina e Imagjinates.Në Luginën Devrent gjenden formacione të ndryshme shkëmbore me pamje dhe forma të veçanta shumë prej të cilave edhe me pamje kafshësh. Kjo e bën luginën të duket si një Kopsht Zoologjik I skulpturave të formuara nga erozioni ndër vite. Mund të dallojmë skulptura në formë deveje, gjarpri, delfini etj. Hyrja Falas – Qëndrimi 15 minuta.Vizitohet Punishte Qeramike në Avanos.Ndiqet prodhimi tradicional me qeramike I prodkteve te ndryshme.Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minuta.Vizitë në Qytetin e Avanos. Qyteti i vjetër i Avanos, emri i të cilit në kohërat antike ishte Venessa, gjendet në anë të lumit më të gjatë të Turqisë, Kızılırmak (Lumi i Kuq). Prodhimi dhe tregtimi i qeramikës prej balte është aktiviteti më i madh ekonomik në qytet. Qyteti është tërheqës me rrugë me kalldrëm, dhe pamjeve.  interesante të Lumit të kuq. Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minuta.Me pas vizitohet Pashabag. Lugina e Pashabag, e njohur gjithashtu si “Lugina e Murgjve” është zone me formacione shkëmbore në formë kërpudhash me kërcell dhe kapele. Lugina është përdorur si një vend izolimi për murgjit dhe këtu gjenden edhe manastire, kisha, faltore dhe vendbanime, si dhe tunele dhe mullinj.Hyrja 2.5 Euro – Qëndrimi 30 minutaAkomodim darkë dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Dytë: 
Opsionale: Në mëngjes herët, Fluturim me balona.Të soditësh Cappadocian nga sipër, një ndjesi që kurrë nuk do ta harroni. Në 55-60 minuta fluturim në koshin e Balonës eksplorohen nga sipër edhe vende dhe shkëmbinj që nuk mund të vizitohen nga poshtë.Mëngjesi në hotel.Vizitë në Kalanë Uchisar, qytetin historik Hitit të ndërtuar në një shkëmb. Uchisar ndodhet në pikën më të lartë të Cappadocias dhe e dukshme qartë nga të gjithë qytetet rrotull. Maja e Kalasë Uchisar, ofron një panoramë të mrekullueshme të zones. Kalaja ka 120 shkallë.Hyrja 2.5 – 3 Euro – Qëndrimi 30 minutëVizitë e lirë në qytet ku mund të shijohen prodhimet tradicionale të zonës Uchisar, ëmbëlsirat dhe frutat e thata.Vizitë në Luginën e Dashurisë.Lugina e Dashurisë (Love Valley) është një nga luginat më fantastike dhe e ka marrë emrin prej formacioneve shkëmbore me format mashkullore. Përdoret shumë prej çifteve si vend për propozim martese.Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minuta.Pasdite shëtitje me motorra me katër rrota Për të eksploruar më shumë shkretetirën e Göremes si dhe për të ssoditur perëndimin magjik në realizohet shëtitje me motorra. Eshtë e nevojshme që të kesh njohuri fillestare te levizjes me makinë ose motorr.Hyrja 25 Euro për motorr per 1 ose 2 personë – Qëndrimi 2 orëKthimi në Hotel.Darkë dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Tretë: 
Mëngjesi në hotel.Vizitë ne Ortahisar, per të shijuar pamjen magjike qe ofron kalaja e Ortahisar. Hyrja Falas – Qëndrimi 30 minutaVazhdon udhëtimi drejt drej Qytetit Nëntokësor të Kaimakli. Edhe pse i gjithë qyteti nuk është hapur plotësisht, pasi janë zbuluar vetëm 4 kate, Kaymakli është një nga vendbanimet më të mëdha nëntokësore. Nisur nga numri i madh i dhomave nëntokësore në një zonë kaq të vogël, mund të thuhet një numër i madh njerëzish banonin këtu.Hyrja 6 Euro – Qëndrimi 45 minuta Vizitë në Muzeun e Hapur Goreme Muzeu i hapur Goreme i ngjan një kompleksi të përbërë nga shumë manastire të vendosura krah për krah, secila me kishën e vet fantastike. Kishat e gdhendura në shkëmb, me piktura murale me ngjyra që mbajnë të gjithë freskinë e tyre origjinale.Hyrja 8 – 10 Euro – Qëndrimi 1 orëVizitë në Goreme Vendbanimi më tërheqës është fshati Göreme, një shembull i harmonisë së njeriut me natyrën. Njerëzit ende jetojnë në shtëpitë shkëmbore ose i përdorin ato si Restorante, Hotele apo depo sot, duke treguar një nderim të pamasë për tokën vullkanike dhe historinë. Hyrja Falas – Qëndrimi 60 minutaKthimi në Hotel.Darkë dhe Fjetje në Hotel.

Dita e Katërt: Paradite e lire ne qytezen e Urgup. Dreke e lire.Transfertë me autobus për në Aeroport. Fluturimi për në Tiranë. Nisja nga Kayseri në 18:25. Mbrritja në aeroportin e Rinasit në 21:55

Në pagesë përfshihen:– Fluturimi me avion vajtje – ardhje, Tiranë Stamboll – Kayseri -Stamboll – Tiranë.- Akomodimi në Hotel Perissia 5* në Cappadocia.- Mëngjeset dhe darkat sipas programit.- Transfertat dhe Shëtitjet me autobus- Shoqërues shqiptar për të gjithë ditët e udhetimit

Në pagesë nuk përfshihen:– Gjithshka që nuk është përmendur në këtë Program- Siguracioni në Udhëtim – Pijet gjatë Vakteve- Hyrjet në Monumente dhe Muzeume

Na ndiqni në faqen tonë web dhe në Kalemi Travel Facebook Page për oferta, paketa turistike, udhëtime turistike, udhëtime ditore, udhëtime në vendet më të vecanta, ture në grup, bileta avioni, bileta autobusi, hotele për pushime verore, hotele për pushime dimërore e për shumë shërbime turistike të tjera. 

tags: Udhetim ne Cappadocia , cappadocia turqi, cappadocia oferta, tiranë cappadocia, cappadocia paketa turistike, oferta për cappadocia, cappadocia oferta, oferta cappadocia, cappadocia ofertë, cappadocia tur, pushime në cappadocia, cappadocia travel, cappadocia all inclusive, bilet avion cappadocia, kapadokia, bileta avioni, agjensi udhëtimi me avion, biletë avioni, udhëtime me avion, kalemi travel bileta avioni, agjensi udhëtimesh me avion, bileta avioni online nga tirana, linja avioni, linjë avioni, bileta avioni ekonomike, guida turistike, guidë turistike, guidat turistike, udhëtime me guidë, oferta me guidë, agjensi udhëtimi, udhëtime turistike, agjensi udhëtimesh, agjensi udhëtimi tiranë, axhensi udhëtimesh, agjensi udhëtimesh tiranë, agjensi udhëtimi online, axhensi udhëtimi, udhëtim turistik, udhëtim, agjensi udhëtimi turistike, agjenci udhëtimi, oferta turistike, oferta për pushime, oferta pushimesh, agjensi turistike tiranë oferta, oferta pushimesh, oferta bileta avioni, oferta udhëtimi, oferta për udhëtime turistike. 

Udhëtim ne Cappadocia (Kapadokia), Turqi, një vend si të dalë nga një planet tjetër. Ky udhëtim me avion në Cappadocia vjen për turistët Shqiptarë nga Agjensi Udhëtimi me Avion Kalemi Travel. Kontaktoni Agjensi Udhëtimesh Tiranë Kalemi Tours për këtë udhëtim në Cappadocia, oferta për pushime, apo për udhëtime turistike të tjera.

Udhetim ne Cappadocia

Udhetim ne Cappadocia

 

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: