Dubrovnik, 13 Tetor, 3 dite, €99

Datat e tjera ne nisjeve per programin 3 ditor: 


► 13, 27 Tetor

Dita e parë : Nisja në oren 08:00 me autobus, prane Korpusit, sheshi “Nene Tereza”. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare , vazhdimi i udhëtimit drejt Malit të Zi. Mberritja ne Budva. Sistemimi ne hotel ne Budva. Vizite e Budves. Darka ne hotel.
Dita e dytë : Mëngjesi në Hotel.
Nisemi drejt Dubrovnikut, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin kroat për në qytetin e Dubrovnikut. Të drejtuar nga shoqëruesi shqiptar do vizitohet qyteti i vjetër i Dubrovnikut – Raguza e dikurshme me kalanë dhe monumentet historike të tij si: Farmacia më e vjetër e Ballkanit, Kisha Franceskane, Pallati i Dukës, Kisha e Shën Blasius-it, Katedralja, Monumenti i Orlandos etj. Pas vizitës, kthimi në Budva. Mberritja ne hotel dhe darka. Mbremje e lire ose argetim duke shijuar jeten e nates ne Budva.

Dita e tretë : Mengjesi ne hotel. Vizite ne Kotor. Qendrimi deri ne pasdite.  Nisja per ne Tirane. Ndalese per fotografi ne Shen Stefan(rreth 10 min). Mberritja ne Tirane ne mbremje

Në cmim përfshihen:
1. Udhëtimi vajtje-ardhje dhe shëtitjet me autobuz.
2. Akomodim në hotel 3* ne Budva, ne qender te qytetit, për 2 netë qëndrimi.
3. Mëngjeset dhe Darkat për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në cmim nuk përfshihen:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

*Personi ne dhome teke paguan 130 euro.

Cmimi per femijet:
0-2 vjec falas
2-12 vjec 20 euro zbritje
mbi 12 vjec pagese te plote

Shënim

  • Krevati mund të mos jetë dopio, por 2 krevate tek të bashkuar.
  • Personi tek, në dhomë dyshe, paguan €30 shtesë.
  • Zbritja për transport individual është €20.

KUJDES: AGJENSIA NUK MBAN PERGJEGJESI PER PERSONAT QE KHEHEN NGA POLICIA PER ARSYE TE NDRYSHME OSE PER ESPULS, DHE PAGESA E BERE ESHTE E PAKTHYESHME.

Sugjerim: Nese ngeleni te kenaqur nga sherbimi i shoferit dhe i guides bakshishet per ta jane te mirepritura, por jo te detyruara!

Shperndajeni per miqte tuaj duke klikuar "Share":
Social media & sharing icons powered by UltimatelySocial