Pragë – Vjene, 7 Ditë, €319

Dergojani miqve tuaj kete oferte me:

Pragë me autobus

KUJDES: Ky eshte nje udhetim ekonomik ne grup. Hoteli mund te jete larg qendres dhe standarti i hotelit apo i guides mund te jene nen pritshmerite tuaja. Nese kerkoni standart te mire, na kontaktoni per paketa individuale (jo ne grup).

Datat e nisjeve: 
► 27 Prill

Dita e Parë: Nisja në oren 04:00 nga Tirana me autobus. Pas kryerjes së veprimeve doganore kufitare në Muriqan, vazhdimi i udhëtimit gjatë rivieres së Malit të Zi. Ndalesë e shkurter në Budva. Vazhdimi i udhetimit për në Herceg Novi, ku me traget do të kalohet Gjiri i Kotorrit. Vazhdohet udhëtimi me autobus në territorin kroat për në Split. Mbrritja në Split. Sistemimi në Hotel nnë Split ose Zadar.

Dita e Dytë: Mëngjesi në Hotel. Nisja për në Zagreb. Ndalesë 2 orë në Zagreb, ku vizitohet Kryeqyteti Kroat me monumentet historike të tij. Vazhdimi i udhëtimit në territorin Austriak. Ndalesë 1 orë në Graz. Vazhdimi i udhëtimit për në Vjenë. Mbrritja në Vjenë. Sistemimi në Hotel.

Dita e Tretë: Mëngjesi në Hotel. Gjatë ditës, Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Vienës, si: Muzeu i Arteve të Bukura, Opera e Vienës, Parlamenti, Bashkia e Qytetit, Muzeu Kryesor, Pallati Schonbrunn – Residenca e meparshme verore e familjes së Hasburgeve, Universitetin Kryesor, Teatrin Kombëtar dhe Kishën Kushtimore, Holfburg – Residenca 600 vjecare e Hasburgëve. Nisja për në Pragë. Mbrritja në Pragë. Sistemimi në Hotel.

Dita e Katërt: Mëngjesi në hotel. Paradite, Shëtitje me guidë dhe autobus në dispozicion: Lagja Vysheherad ku vizitohet Kisha e Vysheheradit, Muzeumi Kombëtar të Pragës, kalohet nëpërmjet sheshit të Qytetit të Ri, vizitohet Qyteti i vjetër me sheshin e tij karakteristik, kalimi nëpërmjet kullës së orës astrologjike, kalimi dhe njohja me Urën e famshme të Charlsit e cila është e zbukuruar nga 30 statuja të stileve të ndryshme.
Opsionale: Pasdite, Vizitë në qytetin piktoresk të Karlovy Vari-t. Fjetje në Hotel. 

Dita e Pestë: Mëngjesi në Hotel. Paradite vizitë panoramike e qytetit dhe monumenteve kryesore të Pragës si: Haratchani, Kisha e Loretos, Kështjella e Pragës, ku ndodhet dhe Selia zyrtare e Presidentit, Bazilika brenda kështjellës dhe Galeria Kombëtare, Katedralja Shën Vitus, Bazilika e Shën Xhorxhit, Pallati Mbretëror, Rrugica e artë. Pasdite, Nisja për në Bratislavë. Sistemimi dhe Fjetje në Hotel. 

Dita e Gjashtë: Mëngjesi në Hotel. Vizitë e shkurtër në Monumentet Kryesore te qytetit të Bratislavës. Më pas, Nisja për në qytetin e Budapestit, në Hugari. Mbërritje gjatë mesditës. Vizitë me guidë ne dispozicion në pikat turistike më të bukura të Budapestit, si: Kodra Gellert, Fortesa e Peshkatarit, Kisha e Shën Matias, Katedralja e Shën Stefanit, Kështjella Vayda Hunjad, Sheshi i Heronjve, Citadela etj. Kalimi nëpër urat e Budapestit, si: Ura e Luanëve, Ura e Elisabetës e cila është Ura e parë e varur në Botë, Statuja e Shën Gellertit, kalimi mbi urën e Margaritës. Nisja për në Beograd. Sistemimi në Hotel.

Dita e Shtatë: Mëngjesi ne Hotel. Paradite Vizitë e shkurtër e Beogradit dhe Nisja për në Tiranë. Ndalesë e shkurtër në Prishtinë. Mbrritja në Tiranë.

Me Shume Detaje: Çmimi për person të Rritur në Dhomë Dyshe përfshin:
1. Udhëtimi me autobus Tiranë – Split – Zagreb – Vjenë – Pragë – Budapest – Beograd – Prishtinë – Tiranë.
2. Akomodim në hotel: 2 netë në Pragë, 1 natë në Split ose Zadar, 1 natë në Vjenë, 1 natë në Bratislavë dhe 1 natë në Beograd.
3. Mëngjeset për të gjitha ditët e udhëtimit.
4. Shëtitjet me autobus sipas programit.
5. Shoqërues shqiptar gjatë qëndrimit jashtë Shqipërisë.

Në pagesë nuk janë përfshirë:
1. Gjithshka që nuk është përmendur në këtë program.
2. Hyrjet në monumente dhe muzeume.

Opsionale: Vizitë në qytetin piktoresk të Karlovy Vari-t. €10

Na ndiqni në faqen tonë web dhe në Kalemi Travel Facebook Page për oferta, paketa turistike, udhëtime turistike, udhëtime ditore, udhëtime në vendet më të vecanta, ture në grup, bileta avioni, bileta autobusi, hotele për pushime verore, hotele për pushime dimërore e për shumë shërbime turistike të tjera. 

tags: pragë, udhëtim në pragë tiranë pragë, udhëtim turistik në pragë, qyteti i pragës, guida turistike, guidë turistike, guidat turistike, udhëtime me guidë, oferta me guidë, udhëtime turistike me autobus, bileta autobusi, udhëtime me autobus, agjensi udhëtimesh me autobus, agjensi udhëtimi me autobus, udhëtim me autobus, agjensi turistike me autobus, bileta autobusi online, agjensi udhëtimi, udhëtime turistike, agjensi udhëtimesh, agjensi udhëtimi tiranë, axhensi udhëtimesh, agjensi udhëtimesh tiranë, agjensi udhëtimi online, axhensi udhëtimi, udhëtim turistik, udhëtim, agjensi udhëtimi turistike, agjenci udhëtimi, oferta turistike, oferta për pushime, oferta pushimesh, agjensi turistike tiranë oferta, oferta pushimesh, oferta bileta avioni, oferta udhëtimi, oferta për udhëtime turistike. 

Udhëtim Tiranë Pragë

Udhëtim Tiranë Pragë, Parisin e Evropës Qendrore. Historia e kryeqytetit Cek shkon pas me qindra shekuj. Pa harruar dhe birrën, më e mira në Evropë. 

Pragë me autobus

Pragë me autobus

Na ndiqni ne Instagram

Dergojani miqve tuaj kete oferte me: